Deputeti i pavarur i Kuvendit të Kosovës, Gëzim Kelmendi u ka kërkuar që të mos heshtin për demarkacionin e vijave kufitare.
Ai përmes një postimi në rrjetin, social, Facebook tha se nga kjo neglizhencë, Kosova nuk i ka nën kontroll qindra kilometra nën kotrillin e saj.
Ja postimi i plotë i Kelmendit:
Të nderuara Qeveri të Kosovës ( e kaluar dhe e tashme).
Ku mbet “Demarkacioni ” i vijave kufitare të Kosovës ?!
Në muajin Mars 2011 kur kam ngritur këtë çështje në Kuvendin e Kosovës ,keni heshtur,
po heshtni prap.
Heshtni ,heshtni ,por vendet fqinje po punojnë dhe nuk po heshtin.
Qindra kilometra të teritorit të Kosovës nuk i kemi nën kontroll si pasojë e neglizhencës suaj.
Zgjohuni nga gjumi,se ka kaluar dimri!