Të hënën, për herë të parë në histori, çmimi një fuçie naftë në Amerikë mori vlerë negative. Prodhuesit nuk kishin më hapësirë për të magazinuar tepricën e shkaktuar nga kriza e koronavirusit dhe kjo shkaktoi rrënimin e tregut.
Çmimi i një fuçie naftë amerikane ra nga $18 në -$38 brenda pak orësh, pasi stoku në rritje nisi tejmbushte magazinat dhe i detyroi prodhuesit të ndërmerrnin masa.
Por nëse çmimi është negativ, kjo do të thotë që njerëzit do të paguhen për furnizuar makinat me karburant? Në fakt, jo. Edhe pse çmimet e naftës dhe benzinës së përpunuar janë në rënie, gjasat që prodhuesi të paguajë konsumatorin për të hequr qafe tepricën janë të pakta. Çmimi i naftës së papërpunuar ndikon në mënyrë të tërthortë në çmimin e naftës së përpunuar. Duhet marrë parasysh transporti, marketimi, rafinimi, fitimi i shitësit, taksat etj.
Teknikisht, amerikanët mund të bëjnë tyren një fuçi naftë pa futur dorën në xhep, por nuk e përdorin dot.