1.2 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Daçiq: U dakorduam, Asociacioni i Komunave Serbe nuk do të jetë OJQ

Më të lexuarat

Ministri i jashtëm serb, Ivica Daçiq, tha sot në Prishtinë se Asociacioni i komunave serbe (AKS) në Kosovë nuk mund të ketë rolin e një shoqate joqeveritare, përkatësisht as të një shoqate qeveritare.

Daçiq, duke komentuar deklaratat e zyrtarëve të Prishtinës se AKS-ja do të ketë formën e një organizate jo qeveritare, u tha gazetarëve “se autoritetet e Prishtinës në takimet e Brukselit, gjithmonë kanë theksuar faktin se është e rëndësishme që serbët në Kosovë nuk mund të organizohen sipas parimit të Republikës Serbe në Bosnje-Hercegovinë”, transmeton Telegrafi.

Ndërsa, lidhur me deklaratat e kryeministrit shqiptar, Edi Rama, se Shqipëria dhe Kosova do të bashkohen në Bashkimin Evropian, Daçiq tha “se ne nuk duhet të lejojmë ‘sindromën e dronit’, kur është fjala për çështje të tilla të rëndësishme apo vizitës së kryeministri shqiptar në Beogradi, përkatësisht nuk duhet të kemi një hap përpara dhe dy hapa mbrapa”.

Daçiq tha se deklarata e Ramës për bashkim kombëtar të shqiptarëve është bërë në kuadër të fushatës para-elektorale dhe konsum të brendshëm, duke vënë në dukje se çdo kryeministër mund të thotë se do të bashkohemi në Bashkimin Evropian.kohaislame
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit