5.3 C
Pristina
Thursday, November 28, 2024

Vishet si polic dhe vret të paktën 10 persona – policia kanadeze vret terroristin jomysliman

Më të lexuarat

Policia kanadeze ka bërë të ditur se 51-vjeçari Gabriel Wortman, ka vrarë të paktën 10 persona në Nova Scotia. Megjithatë pas intervenimit të policisë terroristi është vrarë.

E tërë ngjarja u zhvillua dje rreth orës 12, kurse në mesin e viktimave është edhe një polic dhe një tjetër i plagosur.

Wortman kishte filluar të shtie, ku menjëherë u krijua një situatë kaotike dhe forca të shumta iu vunë pas në një autostradë në Nova Scotia.

Ndjekja përfundoi rreth 35 kilometra ne veri të Halifax, në afërsi të një pompe të derivateve.

Sipas dëshmitarëve okularë, ata kishin parë një trup të pajetë duke qëndruar i shtrirë në tokë brenda pompës së derivateve.

“Nuk e dija se sot do të zgjohem dhe do të dëgjoj lajmin e tmerrshëm për këtë vrarë pas të cilit është vënë policia e Nova Scotia. Është një prej akteve më të dhunshme në historinë e këtij rajoni”, ka deklaruar Steven McNill.

Sipas informacioneve të para, polici kishte veshur rrobat e policisë, si dhe ngiste një veturë me logo dhe targa të ngjashme me ato të policisë.

Megjithatë besohet se pas disa minutave ai kishte ndërruar veturë derisa po ndiqej ngas policia.

Ky lajm do të lihet në heshtje, pasi vrasësi nuk është mysliman. Ai do të quhet vetëm një sulmues, e aspak terrorist pasi nuk është mysliman. E kemi spikatur, se ai që bënë këto krime monstruoze është kriminel terrorist, e jo vetëm thjeshtë një sulmues. Por i tillë cilësohet vetëm kur është mysliman, e jo në të kundërt.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit