11.1 C
Pristina
Monday, September 30, 2024

Infektologu Aliriza Osmani: Mosrespektimi i masave ka sjellë në rritjen e numrit të të infektuarve

Më të lexuarat

Pavarësisht rekomandimeve të Qeverisë dhe apeleve përmes mediave, qytetarët megjithatë nuk i binden kësaj, thotë infektologu nga Kumanova, Aliriza Osmani, i cili vlerëson se arsyeja kryesore për rritjen e shpejtë të numrit të të infektuarve me Covid-19 në Kumanovë, është padëgjueshmëria qytetare dhe mosrespektimi i rekomandimeve të Qeverisë.

“Shumica në qytet mund të jenë pozitiv dhe ata nuk mbajnë as distancë, janë afër njëri tjetrit, me shumë gjasë nuk dëgjojnë. Nuk besoj se ka një televizion që nuk jep rekomandimet se si duhet të lahen duart, të vendoset maska, të mos preket fytyra, gjëgjësisht sytë, goja dhe hunda, mbajtja e distancës sociale, por me sa duket është kot. Në qoftë se marrim statistikat e djeshit me të sotmet, japin njëfar optimizmi se do jet mirë”, tha infektologu Osmani në emisionin ‘Enter’ në TV SHENJA.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit