-0.9 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Tërmeti pandemik te nafta, Putin, Trump dhe Mbreti Salman arrijnë marrëveshje për ulje prodhimi

Më të lexuarat

Presidenti rus Vladimir Putin,  ai amerikan Donald Trump dhe Mbreti Saudit Salman kanë mbështetur marrëveshjen e OPEC Plus për të ulur prodhimin e naftës, tha Kremlini.

Putin dhe Trump shkëmbyen mendime për çështje strategjike të sigurisë në një bisedë të veçantë telefonike, thuhet në deklaratë.

Përkatësisht, prodhuesit kryesorë të naftës kanë arritur më parë një marrëveshje për të zvogëluar prodhimin global në pothuajse dhjetë përqind, në përgjigje të pandemisë, raporton BBC.

Çmimi i naftës ka rënë ndjeshëm këtë vit për shkak të krizës aktuale.

Bisedimet përfshinë Organizatën e Vendeve eksportuese të naftës (OPEC), Rusinë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Meksikën.

Një ulje globale prej rreth 9.7 milion fuçi nafte është rënë dakord për çdo ditë që nga 1 maji.

Kjo mund të nënkuptojë gjithashtu përfundimin e luftës së çmimeve midis Arabisë Saudite dhe Rusisë. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit