-3.2 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Kostandin Xhuvani kërkon ulje dënimi: “I vrava pa dashje 4 personat”

Më të lexuarat

Kostandin Xhuvani nuk pajtohet me dënimin 35 vjet burg që i dha Gjykata e Krimeve të Rënda për vrasjen e katër personave më 4 nëntor të vitit të shkuar. Ai i është drejtuar Gjykatës së Apelit për të kundërshtuar vendimin e dhënë më 10 mars. Gjykata e dënoi me burg përjetë djalin e ish –deputetes së PS-së, por e zbriti në 35 vjet masën e dënimit pasi kishte pranuar më parë gjykimin e shkurtuar. Kërkesën e tij për të përfituar ulje dënimi ai e justifikon me faktin se ai i vrau Edison Jahon, Enea Xhajin, Arbër Demirajn dhe Gianpialo Azzola pa dashje dhe në mënyrë të pavullnetshme, pasi ka qenë nën efektin e alkoolit dhe drogës. Vrasja e katërfishtë ndodhi pas një sherri për motive të dobëta që Xhuvani pati me Edison Jahon dhe Enea Xhajin në klubin e natës “Ante Grand” në rrugën e Elbasanit. Pas një konflikti verbal ai doli nga lokali dhe u kthye me një pistoletë në dorë, me të cilën qëlloi menjëherë mbi Jahon e Xhajin. Plumbat kapën edhe shokun e tij, Arbër Dermirajn dhe italianin Azzola, që nuk kishte lidhje me asnjërën nga palët.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit