-0.4 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Shërbimi vullnetar i familjes muslimane mahnit fshatin në Britani

Më të lexuarat

Shërbimi vullnetar i një familjeje muslimane që shpërndajnë pako ushqimore në dyert e fqinjëve të izoluar, ka mahnitur banorët e Sudbrooke, një fshat i vogël në rrethin West Lindsey të Britanisë.”Paçi një ditë të mbarë” dhe “ruajeni veten” janë mesazhet e shkruara në dy paketat ushqimore të dorëzuara në pragun e 66-vjeçares Pauline Loven, një historiane e njohur e kostumeve dhe producente e filmave të trashëgimisë.

E vetëizoluar në shtëpi në fshatin e saj, 9,6 kilometra në veriperëndim të qytetit Lincoln, për shkak të koronavirusit (COVID-19), Loven tha për Anadolu Agency (AA) përmes e-mailit se ajo ishte prekur thellë nga akti i bamirësisë së fqinjes së saj muslimane Ghana, të cilën ajo e kishte takuar vetëm “një herë shumë muaj më parë”.

Dy javë më parë, kur vendi vendosi masat, Ghana lëshoi një shënim nën dyeret e të gjithëve në lagje, duke u ofruar të bëjnë pazare, të sjellin ilaçe ose të bisedojnë miqësisht në telefon.

“Ne biseduam nëpër xhamin e derës së përparme, kështu që ajo e dinte që ne jemi të izolouar”, tha Loven, e cila gjithashtu vuan nga astma.

“Disa ditë më vonë, Ghana dhe djali i saj adoleshent thirrën dhe lanë një pako me ndihmë në një qese letre. Ajo kishte veshur doreza plastike për të mbrojtur paketën. Ajo përmbante mandarina, domate, tranguj dhe dy lëngje frutash të freskëta. Më vonë e kuptova se kjo ishte vitaminë C për të përmirësuar sistemin imunitar. Aty gjithashtu kishte dezinfektues për duar”, shtoi Loven.

Pasi e pyeti përmes derës se çka i detyrohet fqinjit të saj për këtë bujari, Loven tha se dëgjoi fjalët më të çmuara: “Asgjë. Ti je fqinji im dhe ti je familja ime”.

“U preka jashtëzakonisht. E di se unë nuk jam e vetmja që ajo kujdeset, por ajo kujdeset për shumë njerëz që jetojnë të izoluar në rrugën tonë. Mezi po pres ta takoj ashtu siç i ka hije pasi të përfundojë e gjithë kjo”, tha producentja.Loven tha edhe pse ishte angleze, kishte “fatin e mirë” se një pjesë të jetës e kishte kaluar në Jemen dhe Qipro. Prandaj, ajo vlerëson ndërlidhjen e njerëzve pavarësisht racës, kulturës apo besimeve, duke e përshkruar atë si “një gjë tepër të çmuar”.

“Jam pasuruar pa masë nga një fëmijëri e tillë,” tha ajo, duke shtuar se të gjithë mund të kontribuojmë për ta bërë botën një vend më të mirë për njëri-tjetrin.

Producentja e filmit dhe historianja e kostumeve nënvizoi se pandemia COVID-19 i ka dhënë shumë mësime njerëzimit.

Ajo gjithashtu shprehu shpresën se mund të gjendet një rrugëdalje, pas gjithë kësaj, për një “ekuilibër më të mirë” midis nevojave të ekonomisë, njerëzve dhe qëndrueshmërisë së planetit.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit