8.2 C
Pristina
Friday, November 1, 2024

Arbana Xharra kundër ndihmave mjeksore nga Turqia – Stop Sadakasë së Erdoganit

Më të lexuarat

Ish-gazetarja dhe analistja Arbana Xharra ka reaguar ndaj pritjes që i është bërë nga Qeveria e Kosovës, ndihmave me materiale shëndetësore nga Turqia, shkruan Gazeta Metro.

Xharra si çdo herë e revoltuar ndaj Presidentit turk Erdogan, ka veçuar se këso pritje nuk i janë bërë edhe të ardhurave në Kosovë nga Be’ja dhe Gjermania.

“Si në krizë ashtu në syneti pa sadakanë e sulltan Erdoganit, Kosova si duket nuk ia del dot. Sa miliona i ndau para disa dite BE edhe Gjermania? Hatanë nuk e boni kush. S’dolën ministra me qëndrime për tu falenderu. E për maskat e dovletit hyxhym në aeroport, ishin ba rend me ia prek maskat e babës”, ka shkruar Xharra në Facebook.

Kujtojmë, që gjatë ditës së djeshme një kontigjent me ndihma nga Turqia arriti në Kosovë, teksa vendi po përballet me koronavirusin, shkruan Gazeta Metro.

Ndihmat të cilat përbëjnë pajisje mjekësore dhe mbrojtje, i ka publikuar në Twitter zëvendësministri i Jashtëm i Turqisë, Yavuz Selim Kiran.

“Bashkëpunimi jonë historik me Ballkanin vazhdon në luftën kundër koronavirusit”, ka shkruajtur ai.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit