-0.4 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Pamje ‘rrëqethëse’ nga Meka, hapësira rreth Qabesë e boshatisur

Më të lexuarat

Hapësira e Qabesë, që është vendtubimi i besimtarëve nga e gjithë bota, posaçërisht gjatë haxhit, një nga pesë shtyllat e islamit, është plotësisht e zbrazur.

Në fillim të muajit Arabia Saudite vendosi ndalimin tërë ditor të lëvizjes në Mekë dhe Medinë, në kuadër të masave për parandalimin e përhapjes së koronavirusit, raporton Anadolu Agency (AA).

Vendet e shenjta të muslimanëve, ku gjatë të gjitha periudhave të vitit janë të pranishëm një numër i madh besimtarësh, këto ditë janë plotësisht të boshatisura.

Fotoreporteri i AA-së ka arritur të bëjë foto të Mesxhidul-haramit, e njohur si Xhamia e shenjtë apo Xhamia e Madhe në Mekë, e cila parqet qendrën e botës muslimane dhe vendi kah drejtohen muslimanët pesë herë në ditë kur falen.

Hapësira e Qabesë, që është vendtubimi i besimtarëve nga e gjithë bota, posaçërisht gjatë haxhit, një nga pesë shtyllat e islamit, është plotësisht e zbrazur. Përreth Qabesë mund të shihen vetëm personat që sigurojnë dhe mirëmbajnë këtë hapësirë.

Në foto, mund të shihet edhe hapësira e cila në kushte normale përdoret nga haxhinjtë gjatë kryerjes së sa’jës (ecja nga Safa deri në Merve), e cila gjithashtu është plotësisht e zbrazur.

Sipas vendimit të Ministrisë së Brendshme saudite, të 2 prillit, në Mekë dhe Medinë u shpall orë policore deri në njoftimin e mëtejshëm. Punonjësit në sektorin publik dhe privat, të cilat janë jetësore, janë të përjashtuar nga ndalimi. Nga ora 6 e mëngjesit deri në orën 15, banorët e këtyre dy qyteteve mund të hyjnë vetëm brenda lagjeve ku ata jetojnë për të blerë ilaçe dhe gjëra të domosdoshme.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit