1.8 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Tërmet në Tiranë

Më të lexuarat

Dy lëkundje të njëpasnjëshme tërmeti u ndjenë në qytetin dhe rrethinat e Tiranës rreth orës 12:50.

Lëkundja e parë ka qenë me një magnitudë të ulët, ndërsa e dyta, që është ndjerë më shumë, ka qenë me magnitudë 2.9. Epiqendra e tërmetit regjistrohet 5 kilometra në veri-lindje të Tiranës dhe 8 kilometra në thellësi.

Lëkundjet u ndjenë fuqishëm në kryeqytet, sidomos në ndërtesat shumëkatëshe. Fatmirësisht nuk ka as të lënduar dhe as dëme materiale.

Ndërkohë, Institutit Sizmiologjik shqiptar regjistroi në orët e para të mëngjesit të sotëm një tjetër tërmet, pranë qytetit të Peshkopisë, me magnitudë 1.9.

Zona mesdhetare njihet si një ndër zonat me aktivitet të dendur sizmiologjik. I fundit tërmet tragjik nga ky aktivitet ështe ai i regjistruar në veriun e Italisë, ku 16 persona humbën jetën, qindra u plagosën dhe mijëra mbetën të pastrehë./tch/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit