-0.5 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Mustafa: Mos dyshoni në rezultatet e marrëveshjeve me Shqipërinë

Më të lexuarat

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, gjatë mbledhjes së sotme të Qeverisë ka ftuar të gjithë qytetarët që të mos dyshojnë në marrëveshjet e arritura së fundmi me Shqipërinë.
Mustafa ka falënderuar ministrat për punën e bërë në takimin e përbashkët të zhvilluar dje në Tiranë.
 
Kryeministri tha se askush nuk duhet të ketë dyshime në suksesin e takimeve të përbashkëta.
 
I pari i Qeverisë ka folur po ashtu edhe për Pakon e fundit të ligjeve që do të aprovohen nga Qeveria për tatimet që prekin ekonominë, për të cilat tha se do të ndihmojë në përmirësimin e kushteve të të bërit biznes.
 
Mustafa foli edhe për 16 vjetorin e fillimit të bombardimeve të NATO-së. Sipas tij ky ishte fillimi i fundit të luftës dhe fillimi i lirisë së Kosovës. /Telegrafi/
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit