3 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Arta Toçi nga Aleanca e arsyeton fyerjen e mbulesës

Më të lexuarat

Përfaqsuesja e Aleancës së Zijadin Selës Arta Toçi ka vazhduar ta arsyeton fyerjen ndaj mbulesës në një reagim si më poshtë:

 

Përshëndetje të nderuara dhe të nderuar,

Sot, me rastin e ditës së Gruas u gjeta në qendër të vëmendjes të botës virtuale, sepse dje unë pata publikuar një urim i cili i drejtohej në mënyrë të veçantë nënës sime dhe të gjithë atyre personaliteteve të cilët punuan në kohë shumë të vështira për të ruajtur e mbrojtur gjuhën shqipe, e cila është gjuha më e sulmuar ndonjëherë në historinë e popujve të Ballkanit.
Duke nënkuptuar burra dhe gra që nga kohërat e ndritura të Rilindjes e deri ata të ditëve tona, një nga fjalitë që bëri “skandal” ishte kur flisja për “heqjen e mbulesës” tek femra shqiptare. Unë i referohesha një kohe tepër të vështirë të emancipimit të femrës shqiptare si ka qenë ajo e shekullit të kaluar, kohë kur femra me justifikimin e mbulesës ndalohej të arsimohej! Gabimi si duket i pa tolerueshëm që kam bërë është që nuk e kisha saktësuar këtë fakt! Më lexoni me vëmendje:

Unë jam krenare për të gjitha femrat që sot janë intelektuale me emër.
Këto vajza dhe gra janë përgjigjja më e mirë se secila femër mund të ketë liri për t’u arsimuar! Nëse kam lënduar ndonjë pa dashjen time, më vjen shumë keq.

Gjithashtu më vjen keq për ata që shpërthyen mllefin dhe urejtjen ndaj meje dhe harruan se edhe une jam nëna, bija, bashkëshortja, motra, profesoreshë dhe kolege e dikujt.

Kurse për të gjithë ata që duan të bëjnë politikë duke përdorur fenë, mendoj se është shumë joetike dhe e pandershme!

Nuk flas më për këtë temë!

Gëzuar 8 Marsin!

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit