-0.5 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Parandaloni shfaqjen e kapilarëve në këmbë

Më të lexuarat

Kapilarët janë vena të vogla me ngjyrë blu, ose të kuqe që shpesh bëhen të shikueshëm mbi pulpa e kavilje, me avancimin e moshës. Femrat janë më të “goditura” sesa meshkujt. Ndonjëherë s’është e mundshme shmangia totale, por shfaqja e tyre mund të parandalohet. Ja sesi:
Instruksione
1.Shmangni qëndrimin në këmbë, ose ulur për një kohë të gjatë. Nëse për shkak të punës duhet të qëndrosh në këmbë përgjatë ditës, ndonjëherë kërko të lëvizësh brenda zyrës, ose bëj një shëtitje gjatë pauzës së drekës. Kur t’iu jepet mundësia mos harroni as ushtrimet fizike.
 
2.Meqënëse dalja e damarëve shkaktohet nga qarkullimi i keq, ka rëndësi të shmangen disa pozicione që e ndalojnë qarkullimin. Për shembull nuk duhet të kryqëzoni këmbët, kur jeni ulur në shtëpi, apo punë. Ky pozicion për periudha të gjata ndërpret fluksin e gjakut, nga zemra deri te këmbët.
 
3.Nëse keni mundësi, kur jeni ulur, mbani këmbët në një pozicion të ngritur rreth 15-30 cm mbi nivelin e zemrës. Kështu do të rregulloni fluksin e gjakut drejt venave. Për më tepër mund të reduktoni fryrjen e kaviljeve dhe pulpave, duke reduktuar rriskun e variçeve.
 
4.Femrat duhet të zgjedhin taka të ulëta. Takat e larta shkaktojnë limitim të fluksin të gjakut nga zemra drejt këmbëve.
 
5.Përdorni gjithmonë mbrojtësin diellor. Është me rëndësi të përdoret për të ruajtur lëkurën sidomos të fytyrës, por mund të jetë e vlefshme për të parandaluar edhe shfaqjen e kapilarëve në këmbëve, pulpa e kavilje.
 
6.Për të pasur këmbë të shëndetshme ka rëndësi të mbani edhe peshën e duhur. Për këtë duhet të ndiqni një dietë të ekuilibruar, duke u konsultuar edhe me mjekun. Gjithashtu duhet ë konsumoni më pak kripëra dhe fibra. Hani shumë fruta, perime, drithëra dhe mish.
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit