Është bërë traditë që xhamia “Kapixhi Hamza” nga Shkupi të i shpërblejë nxënësit apo talebet e tyre më të mirë me dhurata simbolike. Këtë fat e kishin edhe Ubejd Ismaili e Usame Ramadani, të cilët në garat e Kuranit që u mbajtën nga Myftinia e Shkupit dolën të parët, e që ishin nxënës të kësaj xhamie.
Po ashtu para xhematit janë prezantuar të gjitha aktivitetet dhe shpenzimet që ka patur xhamia gjatë vitit 2019.
Ky është postimi i bërë në faqen zyrtare të xhamisë Kapixhi Hamza:
Si ç’do fillim vit edhe këtë vit xhamija jonë para xhematit prezantoi aktivitetet e vitit të kaluar dhe hyrjet daljet (hargjimet e xhamisë).
Ndër to patëm rastin që këtë vit të ndajmë edhe dy shpërblime.
Xhamia Kapixhi Hamza ndau 2 biçikleta për fituesit e garava Kuranore të cilat u mbajtën në vitin 2019 ndër ombrellën e Myftinisë së Shkupit , ku dhe i moren vendet e para këto talebet e xhamise Kapixhi Hamza Ubejd İsmaili dhe Usame Ramadani .
Allahu ju dhasht suksese këtyre talebeve dhe Zoti i shpërblefte këshillin e xhamisë bashk me donatorët./KohaIslame.com/