-0.4 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

U kthye nga Singapori pa e ditur se është mbartës i virusit, ‘super-shpërndarësi’ i Koronavirusit infekton qindra të tjerë

Më të lexuarat

Emri i britanikut është, Steve Walsh, baba i dy fëmijëve. Ai u infektua nga Koronavirusi gjatë një vizite në Singapor, ku ishte për një konferencë shitjesh.

Në një artikull të publikuar së fundmi nga “DailyMail” mësohet se vetë 53-vjeçari është shëruar nga sëmundja vdekjeprurëse. Ndërkohë ai ka folur për mediat duke thënë se solidarizohet me të prekurit e tjerë me koronavirus, të cilët u infektuan për fajin e tij. Sipas deklaratës së 53-vjeçarit Welsh tha se kishte kontaktuar menjëherë autoritetet shëndetësore, kur kuptoi se një person ishte infektuar nga koronavirusi. Ai vetë nuk e dinte se ishte i prekur nga sëmundja pasi nuk kishte simptoma.

Ai e ka përhapur virusin gjatë fundit të janarit te pesë britanikë, përfshirë dhe një djalë 9-vjeçar, ndërkohë që nuk dinte se vetë mbartte virusin vdekjeprurës.

Sipas autoriteteve britanike është mësuar se “super-shpërndarësi” i virusit është takuar me 183 pasagjerë dhe gjashtë njerëz të ekuipazhit në avion, gjatë linjave Easyjet nga Gjeneva drejt Londrës, një faktor që tregon se ata persona mund të jenë të prekur nga Koronavirusi.

‘Më këshilluan të ndiqja një dhomë të izoluar në spital, pavarësisht se nuk tregoi simptoma, dhe më pas u izolua në shtëpi siç udhëzohej. Kur u konfirmua diagnoza, unë u dërgova në një njësi izolimi në spital, ku unë qëndroj, dhe, si masë paraprake, nga familja ime u kërkua që të izolohen. “Falënderoj gjithashtu miqtë, familjen dhe kolegët për mbështetjen e tyre gjatë javëve të fundit dhe i kërkoj mediave të respektojnë privatësinë tonë”.- tha ai.

Ndërkohë sipas zyrtarëve 13 britanikë janë të konfirmuar me virusin vdekjepruërs, pesë në Francë, një në Japoni dhe një Spanjë.

Koronavirusi në Kinë ka shkaktuar vdekjen e 1016 personave, përfshirë një në Filipine dhe një Hong Kong, ndërsa raportohet se në shkallë globale janë të infektuar mbi 42 mijë njerëz. Ky virus u përhap fillimisht në Whan, në Kinë por me lëvizjen e njerëzve të infektuar virusi është përhapur në 25 vende të Botës. OBSH ka dërguar në Kinë një grup ekspertësh ndërkombëtarë prej 10-15 persona për të ndihmuar në gjendjen alarmante të Koronavirusit, ndërsa BE-ja ka njoftuar se më 13 shkurt do të mbajë një mbledhje të jashtëzakonshme për Koronavirusin. Ndërkohë Kina, ka ndërtuar një spital në vetëm 10 ditë. Spitali Huoshenshan Huoshenshan u hap për pacientët e tij të parë të hënën e kaluar, pak më shumë se një javë pasi filloi puna për hapjen e themeleve.

Burimi: Dailymail

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit