-3.2 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Rama: Në Tiranë do të ndërtohet parku i besimit

Më të lexuarat

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka deklaruar sot se në Tiranë do të ndërtohet një park i besimit fetar, i përbërë nga të gjitha llojet e luleve dhe bimëve që përmenden në Kuran dhe Bibël. Kjo është konfirmuar sot nga Rama gjatë fjalës së tij të mbajtur në një simpozium shkencor për bektashizmin, organizuar nga Selia e Shenjët e Kryegjyshatës në Tiranë, raporton (AA).
 
 
“Shteti shqiptar nuk ka as paragjykim as parapëlqim për këtë apo atë komunitet fetar. Dëshmia e bashkëjetesës dhe përulësisë natyrale intelektuale janë po ashtu një premtim i madh për vazhdimësinë e partneritetit vëllazëror në shërbim të qytetarisë dhe të mirës së përbashkët që bashkë e respektojnë sot katër komunitetet”.
 
Sipas Ramës shqiptarët të gjithë së bashku besimtarë ose jo besimtarët kanë të drejtë të jenë krenare dhe shpresë plotë dhe Shqipëria e disa përkatësive fetare ka të drejtën të jetë kryelartë parapara kujtdo.
 
“Në Tiranë do të ndërtohet park i besimit me lulet dhe pemët që përmendet në Kuran dhe Bibël. Në këtë park kushtuar bashkëjetesës, fëmijët, prindërit dhe gjyshërit e kryeqytetit apo qyteteve të tjera do të mund të gjejnë jo vetëm gjitha krijesat e gjelberta, por edhe imazhet që i bëjnë jehonë kësaj  vlere shqiptare”.
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit