-4.6 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Erërat e forta shkaktojnë dëme në Drenas, rrëzohet minarja e Xhamisë

Më të lexuarat

Komuna e Drenasit ka bërë të ditur se si pasojë e erërave të forta janë shkaktuar dëmtime në disa shtëpi banimi, si dhe është dëmtuar edhe një Xhami.

Ekipi i Drejtorisë për Shërbime Publike dhe Emergjencë, sipas njoftimit të komunës, është në terren për të evidentuar dëmet e shkaktuara nga erërat e natës së kaluar.

“Ekipi përkatës komunal është në vend të ngjarjes ku po monitoron gjendjen dhe po evidenton dëmet”, thuhet në komunikatën e Komunës së Drenasit.

Sipas fotografive të publikuara nga kjo komunë, shihet se është rrëzuar minarja e një xhamie dhe në disa vendbanime është hequr kulmi.

   

Ndërkaq, Drejtoria për Shërbime Publike dhe Emergjencë e Komunës së Drenasit u ka bërë thirrje qytetarëve për kujdes të shtuar pasi erërat po vazhdojnë dhe rreziku mbetet ende.

KALLXO.com ka raportuar dje se nga të reshurat e dendura të borës dhe erërat e fuqishme janë rrëzuar disa shtylla elektrike në Drenas, përkatësisht në fshatrat Kishnirekë dhe Llapushnik.

Ndërsa sot, KALLXO.com raportoi se një autobus ka ngecur gjatë qarkullimit në fshatin Abri e Epërme.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit