Sot, në një konferencë për media, sekretari i Lëvizjes Besa, Arianit Hoxha, ka theksuar se janë të gatshëm për koalicionim trepalësh në mes Lëvizjes Besa, Aleancës për Shqiptarët dhe Alternativës, duke i ftuar këto të fundit për t’u ulur dhe dakorduar marrëveshjen.
Kësaj konference i parapriu oferta e djeshme e Aleancës për Shqiptarët të cilën dhanë ultimatum 48 orë për koalicionim. Hoxha tha se partitë nuk kanë komunikuar mes vete, por komunikimi ka ndodhur vetëm përmes mediave.
Më tej, Lëvizja Besa fton Aleancën që të ulen dhe të merren vesh për koaliciom. Besa ka dy propozime për këtë koalicion: 1. Sipas përgjegjësive të barabarta, 2. Sipas një sondazhi kredibil që do pajtoheshin të tre partitë./