-0.9 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Zyrtare, nënshkruhet marrëveshja për bashkëqeverisje LVV-LDK

Më të lexuarat

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, kanë nënshkruar marrëveshjen për koalicionin qeverisës.

Detajet e marrëveshjes së nënshkruar i kanë bërë publike, krerët e dy subjekteve politike.

Lideri i LVV-së, Albin Kurti tha se janë dakorduar që në qeverinë e ardhshme t’i kenë 15 ministri, 2 zëvendëskryeministra dhe 33 zëvendësministra.

“Kemi nënshkruar marrëveshjen, jemi marrë vesh për të gjitha, edhe për ndarjen e përgjegjësive në qeverinë e re ku do të bashkëqeverisim”, tha Kurti, raporton Telegrafi.

Lideri i LVV-së tha se për nënshkrimin e marrëveshjes për koalicion LDK do të mbajë mbledhje të Këshillit të Përgjithshëm, ndërsa LVV referendum partiak, ashtu qysh e kërkojnë statutet e dy subjekteve.

“Procesi nuk ka qenë i lehtë, por shumë më i sigurt sesa që është menduar ose transmetuar”, tha Kurti.

Ndërsa, kryetari i LDK-së, Isa Mustafa tha se kanë arritur marrëveshje që është në dobi të Kosovës dhe është në interes të ndryshimeve që duhet të ndodhin në vend.

“Vlerësoj se marrëveshja është rezultat i mirëkuptimit dhe një pune të përbashkët mjaft të gjatë me liderin e lëvizjes Vetëvendosje dhe me bashkëpuntorët e tij. Kemi hulumtuar të gjitha alternativat, të gjitha mundësitë, kemi ardhur bashkërisht në një zgjidhje që e vlerësojmë se është në interes të Republikës së Kosovës”, tha Mustafa.

Sipas tij, ajo çfarë dëshirojnë në të ardhmen është që kjo qeveri të jetë e suksesshme dhe t’i realizojë pritjet e qytetarëve.

Ndryshe, kjo qeveri do t’i ketë 15 ministri, dy zëvendëskryeministra dhe 33 zëvendësministra, ndërkaq Glauk Konjufca nga posti i kryetarit të Kuvendit do të marr post qeveritar.

Më 3 shkurt, në seancën plenare të thirrur nga i mandatuari për kryeministër, Albin Kurti, pritet të votohet për Qeverinë e ardhshme të Kosovës, të udhëhequr nga LVV-ja dhe LDK-ja.

https://www.facebook.com/telegraficom/videos/488129008793039/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit