0.8 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Rrëshqet autobusi – ngjashëm me Himarën

Më të lexuarat

Një autobus me gati 40 turistë hollandezë i shpëton mrekullisht një aksidenti të ngjashëm me atë të Himarës. Mjeti i ka shpëtuar greminës në Qafën e Llogarasë për pak centimetra. Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Llogara- Vlorë, pikërisht në vendin ku janë dhe lokalet e para në zbritje të Qafës së Llogarasë.

Autobusi me targa hollandeze dhe që drejtohej nga një shtetas holandez u bllokua për shkak të një kthese të fortë që vinte nga e djathta e tij në zbritje, duke bërë që pjesa e pasme të kapte në asfalt dhe të rrëshqiste e për pak momente të krijonte panik tek pasagjerët, por edhe tek udhëtarët e mjeteve të tjera që ndodheshin pranë autobusit.

Dëshmitarët i kanë thënë gazetës se shoferi i autobusit nuk kishte arritur të merrte mirë kthesën duke e prerë atë ngushtë, për shkak edhe të gjatësisë së mjetit. Pjesa e pasme e autobusit preku asfaltin e rrugës duke pasuar rrëshqitje ndërsa maja e autobusit ishte drejt greminës. Në disa manovra të tij, drejtuesi i mjetit u mundua të futej në rrugë, por nga lëvizjet mjeti gati sa nuk rrezikoi të përfundonte poshtë në një rrëpirë shumë metra të thellë. Për fatin e tij të mirë mundi të frenonte. Më pas turistët zbritën nga autobusi ndërsa shoferi me ndihmën e disa shoferëve të tjerë duke përdorur disa kavo bashkë tentuan të tërhiqnin autobusin,por kavot u këputën.

Pas më tepër se dy orë përpjekjesh një kamion jeshil arriti të tërhiqte nga pas autobusin nëpërmjet një kavoje të trashë e të posaçme prej çeliku. Nëpërmjet këtij kamioni autobusi mundi të drejtohej dhe të futej në rrugë. Më tej mjeti me turistë të huaj u shoqërua deri në Vlorë nga mjete të policisë për të shmangur rrezikun e një aksidenti të mundshëm./zhurnal/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit