Avokati i një ish pjestari të forcës ajrore amerikane thotë se klienti i tij nuk do të pranojë fajësinë për akuzat se synonte të shkonte në Siri për t’u bashkuar me grupin Shteti Islamik.
Tairod Nathan Webster Pugh, nga shteti i i Nju Xhërsit, akuzohet se është përpjekur të sigurojë mbështetje materiale për një grup terrorist, si dhe pengim të drejësisë. Webster Pugh është ndaluar dhe del sot para një gjykate federale në qytetin e Nju Jorkut.
Prokurorët thonë se 47-vjeçari Pugh ishte pushuar nga puna si mekanik për avionë, në një bazë në Lindjen e Mesme.
Prokurorët thonë se ai u përpoq të shkonte nga Egjipti në Turqi, me synimin për të kaluar më pas në Siri./Zëriamrikës