9.7 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

Universiteti i Harvardit e rankon “Kuranin” si libri më i mirë për drejtësi

Më të lexuarat

Universiteti i Harvardit citon Kuranin, me fjalët e tija Hyjnore, e cila është shpallja e fundit sikur që e besojmë ne muslimanët. Zoti e ka zgjedhur si librin e Tij të fundit dhe përfundimtar. Pa dyshim, Kurani ka ardhur nga Krijuesi i Universit dhe na udhëzon neve në rrugën e drejtë të jetës.

Rregullat dhe drejtësia kanë një vend të lartë në Islam dhe në Librin e Shenjtë, i cili është përplot me ligje esenciale për njerëzimin. Islami nuk ka asnjë vend për padrejtësi.

I gjithë globi po ashtu pajtohet për këtë të vërtetë që është përmendur në Kuran.

Në hyrje të bibliotekës së fakultetit të Drejtësisë në Harvard, e cila është një shkollat më të njohura për Jurispodencë ka shfaqur një ajet/verset nga surja Nisa. Është një nga shprehjet që tregon rëndësinë e drejtësisë. Katedra e Drejtësisë në Harvard është e njohur për bibliotekën më të madhe me libra akademik në gjithë botën dhe është pjesë e Universitetit të Harvardit.

Ajeti 135 i sures Nisa (gruaja) urdhëron njeriun që të jetë i përpiktë në drejtësi. Ja këtu më poshtë është ajeti i vendosur në gjuhën angleze në hyrje:

“O ju që besuat, vazhdimisht të jeni dëshmues të drejtë për hirë të All-llahut edhe nëse është kundër (interesit) vetvetes suaj, kundër prindërve ose kundër të afërmve, le të jetë ai (për të cilin dëshmohet) pasanik ose varfnjak, pse All-llahu di më mirë për ta. Mos ndiqni pra emocionin e t’i shmangeni drejtësisë. Nëse shtrëmbëroni ose tërhiqeni, All-llahu hollësisht di ç’ka punoni.” (Ajeti 135, surja Nisa)

Ky ajet është në mesin e tre citateve më të rëndësishme të shfaqura në mur i cili gjendet
me hyrjen kryesore të fakultetit. Dy pjesët e tjera i përkasin St. Augustine dhe Magna Carta.

Këto thënie janë të rekomanduara nga fakulteti dhe studentët e shkollës së Drejtësisë në mesin e 100 thënieve të tjera, ajeti Kuranor ishte zgjedhur i parë si udhëzimi më i mirë për njerëzimin për të mbajtur drejtësi./KohaIslame.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit