Guardia di Finanza e Spezias në bashkëpunim me atë të Genovas dhe Agjencinë e Doganave italiane ka sekuestruar 333 kile kokainë e pastër që vinte nga Brazili.
Droga mbërriti në Spezia e fshehur midis pllakave të granitit në një kontejner deri në port. Prej aty, GdF e ndoqi në udhëtim deri në Massa Carrara.
Operacioni i koduar me emrin Samba 2020 lindi pasi Guardia di Finanza e Spezias ushtroi kontroll në kontejnerin e ardhur nga Brazili në portin e Spezias me pllaka graniti.
Midis tyre kishte një hapësirë ku fshiheshin 300 pako kokaine, me peshë totale mbi 333 kg dhe vlerë tregu rreth 100 milionë euro.
Ngarkesa u ndoq deri në Massa Carrara, ku u arrestuan një italian, një kroat, një shqiptar e një brazilian, me akuzën e trafikut ndërkombëtar të narkotikëve.