-0.4 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Policia në kërkim të Bujar Rogovës, propaganduesit të Iranit në Kosovë!

Më të lexuarat

Autoritete e sigurisë dhe drejtësisë në vend kanë vënë në shënjestër propaganduesit e shijave në Republikën e Kosovës.

Pas arrestimit të Ikballe Berisha-Hudutit, policia në bashkëpunim me Prokurorinë e Shtetit janë duke ndërmarrë hapa edhe ndaj një personi tjetër. Bëhet fjalë për Bujar Rogovën, i dyshuari për lidhje të dyshimta të shijave në Kosovë.

Lidhur për këtë është deklaruar edhe Policia e Kosovës. Komandanti i PK-së për rajonin e Gjakovës, Kris Gjoka ka kofnrimuar rastin

“Po, jemi duke vepruar konform ligjit”, ka thënë shkurt për “Indeksonline”.

Kërkimin nga Policia e Kosovës e ka bërë të ditur edhe vet Bujar Rogova.

“Prokurori ka urdhëruar që të lëshohet urdhër-arrest për mua. Policia kishin qenë dy herë në shtëpinë time duke menduar se gjendem ne Gjakovë”, ka deklaruar ai.

Rogova sipas gjitha gjasave gjendet në Hamburg të Gjermanisë, vendin ku jeton kohë pas kohe.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit