1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Një letër para vdekjes – Shumë tronditëse dhe këshilluese

Më të lexuarat

Një letër nga një vëlla musliman i cili e ka shkruar pak para vdekjes, të cilën në njërën nga ‎ligjëratat e tij e ka lexuar dijetari i madh musliman (misionari) Taufiq Choudhry:‎

Më të dashurit e mi, vëllezër dhe motra në Islam, kam pranuar një mesazh nga një vëlla, të ‎cilin tani do t’ua lexoj:‎

‎”Es-selamu alejkum, Tevfik! Ky ndoshta është mesazhi im i fundit për ty, derisa po qëndroj ‎këtu i shtrirë dhe po pres frymën time të fundit. Kjo ndoshta është hera e fundit që do të jem ‎në gjendje t’i shkruaj dikujt, andaj mendova të shkruaj ty, se ndoshta, kur të kesh kurse dhe ‎ligjërata, mund t’ua kujtosh njerëzve këtë adresimin tim të fundit …‎

Ti më njeh mua tash një kohë të gjatë. Unë isha një musliman i zakonshëm. Jam përpjekur ta ‎fali namazin me rregull, të agjëroj sa herë që vinte ramazani, haxhin e kam kryer një herë në ‎jetën time. Po, kam pasur fëmijë, por kurrë nuk jam kujdesur si duhet për ta. Fëmijët e mi u ‎rritën pa mësuar shumë për Islamin. Dhe, derisa jam duke pritur këtu “cingërimën e ziles”, ‎sepse jeta ime do të përfundojë, do të vdes nga kanceri i pankreasit, mjekët thanë se nuk ‎mund të mbijetojë më shumë se këtë javë, derisa jam duke e pritur melekun e vdekjes, unë e ‎kam vetëm një fjalë që më vjen në kokën time, e ajo është keqardhja.‎

Thjesht, ndjej keqardhje të madhe.‎

Dije se, aq shumë gjëra kam dëshiruar t’i bëj. Doja ta mësoja Kuranin përmendsh, por kurrë ‎nuk e bëra. Doja të shkojë në haxh për çdo vit, por kurrë këtë nuk e kam bërë. Doja ta ‎përqafoja nënën, por as këtë kurrë nuk e bëra. Doja t’ua mësoja fëmijëve të mi Islamin dhe ‎Kuranin, të bëheshin njerëz të mirë, por kurrë nuk e bëra. Doja të kisha mundësi për ta pritur ‎edhe një ramazan tjetër, por këtë mundësi më nuk do ta kem kurrë. Do të doja të isha në ‎Harem në Mekë, por kurrë as këtë mundësi nuk do ta kem. Do të doja të di përmendsh disa ‎ajete të Kuranit që të mund t’i lexojë, por unë nuk di asgjë përveç Fatihas, dhe një ose dy sure ‎të cilat i lexoj çdo ditë. E vetmja gjë për të cilën mund të mendoj është keqardhja e madhe. ‎Askush nuk do të më kujtojë përveç teje, dhe ndoshta, familja ime, nëse gjejnë kohë, para se ‎ta ndajnë pasurinë time. Miqtë e mi më kanë braktisur, familja ime nuk do të më kujtojë.‎

Në këtë botë nuk do të lë asnjë të mirë dhe, pasha Allahun, krejt çka kam bërë është se vetëm ‎e kam shtuar edhe një varr, në këtë vend. Unë jam vëllai yt musliman, Muhamedi.”‎

Përkthim: Miftar Ajdini‎

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit