-3.2 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Ligji i ri heq testin e maturës

Më të lexuarat

Me Ligjin e ri për Maturën Shtetërore që pritet të aprovohet nga Kuvendi i Kosovës në muajin prill, do të hiqet komplet pragu i kalueshmërisë prej 50 për qind.
 
Kështu, 32 mijë nxënës sa do t’i nënshtrohen sivjet testit të maturës shtetërore, do të shpëtojnë më lehtë se ata të viteve të kaluara.
 
Ky ndryshim që Ministria e Arsimit e ka bërë në Ligjin për testin shtetëror të maturës, sipas zyrtarëve të saj ka për qëllim që të gjithë nxënësve t’ju mundësojë të marrin diplomën e shkollës së mesme dhe të mos penalizohen nga mos kalimi i testit.
 
Përgatitja e testit të Maturës Shtetërore kushton shumë dhe këtë e pranon edhe vetë kryetari i Komisionit Qendror Shtetëror të Maturës. Por, insiston se megjithëse nuk ka kriter, kjo është një formë e vlerësimit të diturisë së nxënësve të marrë nga tre vjetët e shkollimit të mesëm.
 
Heqjen e kriterit të kalueshmërisë njohësit e arsimit e quajnë të gabuar, pasi pikërisht ky kriter i ka shtyrë nxënësit të mësojnë sa më shumë.kohaislame
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit