-0.9 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Vuçiq në Tiranë për “Mini-Schengenin Ballkanik”: U pajtuam për shumë gjëra, në Janar takimi historik!

Më të lexuarat

Ka përfunduar takimi mes tre liderëve ballkanik, Edi Rama, Aleksander Vuçiq dhe Zoran Zaev.

Presidenti i Serbisë, Alleksandar Vuçiq, ka thënë se është i lumtur që në takimin e ardhshëm të “Mini-Schengenit Ballkanik” në Shqipëri do të ketë edhe përfaqësues të lartë ndërkombëtarë.

Ai para nisjes për në Shqipëri, gjatë një takimi me disa studentë ka theksuar se kjo nismë u pengon edhe disa të huajve, pavarësisht se siç tha, është i bazuar në procesin e Berlinit.

Vuçiq tha se shpreson që kjo nismë të zgjerohet.

“Jam i kënaqur që presidenti i Malit të Zi do të vijë në Tiranë. Dua të besoj që në të ardhmen ka mundësi që kjo lidhje e tri vendeve, Serbisë, Shqipërisë dhe Maqedonisë Veriore, jo një union politik, por para së gjithash në ekonomi dhe tregti, në mbështetje të qytetarëve dhe të lirisë së lëvizjes, të zgjerohet. Serbia dëshiron paqe dhe jo luftë. Kjo ka qenë porosia për politikën e Kosovës e presidentit serb, tha ai.

Vuçiç theksoi se Serbia nuk përzihet se si formohet qeveria e Kosovës, por nëse hiqet taksa atëherë do të vazhdojë dialogu.

Ai u përgjigj edhe për deklarimet e tij për masakrën e Reçakut në Kosovë.

“Dua të shprehem ndryshe nga disa zyrtarë serbë. Interes vital është paqja për Serbinë dhe do bëjmë gjithçka që ta ruajmë. Kur kam folur, nuk ka qenë një pajtueshmëri domethënëse, ka qenë një bashkim i imi me Listën Serbe që vepra verbale të mos dënohet me burg si në rastin eTeodosijeviçit, atëherë reaguan 4 ambasada pasi nuk mund të pajtohen me një qëndrim ndryshe. Ata heshtin kur në Jasenovaq, tani vend i BE-së (Kroaci), na thonë që nuk është bërë gjenocid. Këtu nuk bëhet fjalë për Reçakun për vrasjen e 100, dhjetëra, apo qindra njerëz. Është fjala për rreth 40 njerëz, për të cilët për një pjesë ne themi që kanë qenë pjesëtarë të UÇK-së dhe ata jo”.

Shtypi serb i ka kushtuar rëndësi takimeve në Tiranë.

Agjenda thotë se Vuçiq do të vizitojë Durrësin me liderët tjerë për të parë pasojat e tërmetit. Kurse, përveç protestave kundër Vuçiç, gazetarë të shumtë serbë raportojnë edhe për jetën jashtë politikës.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit