Nga Bilal Kuchay
India ka miratuar një ligj që i jep të drejtën për nënshtetësi minoriteteve fetare – me përjashtim të muslimanëve – nga vendet fqinje. Ndërkohë, ekspertët ligjorë thonë se kjo shkel kushtetutën shekullare të vendit.
Projektligji i ri për nënshtetësinë, i cili ishte një drajt i legjislacionit të vitit 1955, u jep të drejtën e nënshtetësisë indiane minoriteteve ‘të përsekutuara’ – hindu, sikh, budiste, jain, parsis dhe të krishtera – nga Bangladeshi, Afganistani dhe Pakistani, por nuk përmend asgjëkundi muslimanët.
Legjislacioni u propozua në parlamentin indian nga partia nacionaliste hindu “Bharatiya Janata Party (BJP)” – Partia Popullore Indiane dhe u ratifikua nga Presidenti Ram Nath Kovin më 12 dhjetor.
Partitë opozitare thonë se ligji është diskriminues pasi përjashton muslimanët në një komb me mbi 1.3 miliard banorë që zyrtarisht është shekullar. Muslimanët përbëjnë afërsisht 15 përqind të popullsisë.
Kritikët theksojnë se kjo lëvizje është pjesë e një axhende supremaciste hindu e nxitur nga qeveria e Kryeministrit Narendra Modi që prej kur erdhi në pushtet gjashtë vite më parë.
Peticione të shumta janë dërguar në Gjykatën Supreme indiane kundër këtij ligji.
‘Strategjia për të përçarë Indinë’
Sanjay Jha, zëdhënës i partisë më të madhë opozitare Congress, tha për Al Jazeera-n se ligji është “pjesë e një strategjie politike përçarëse të BJP-së për të polarizuar Indinë”.
“Nga kjo lind dhe elementi përjashtues i përkatësisë fetare në Projektligjin për Nënshtetësinë,” tha ai.
“Modeli i të bërit politikë i BJP-së është që ta mbajë Indinë në një zierje të përhershme, duke ngritur lart temperaturën e shoqërisë gjatë zgjedhjeve.”
Muajin e kaluar, Ministri i Punëve të Brendshme Amit Shah, një nga njërëzit më besnik të Modit, lajmëroi se vendi do të fillonte numërimin e të gjithë qytëtarëve në mënyrë që të dëbojë të gjithë emigrantët pa dokumenta që vijnë nga vendet fqinje.
Një aksion i ngjasëm i quajtur Rregjistri Kombëtar i Nënshtetësisë (NRC) u krye në muajin guhsht në shtetin veri-lindor të Assamit ku afërsisht dy milion njërëz u lanë jashtë listës së nënshtetësisë.
Në të kaluarën, Shahu i ka quajtur emigrantët nga Bangladeshi “milingona” e “të infiltruar” dhe kërcënim për sigurinë kombëtare.
Partia e tij e ka kundërshtuar me forcë ardhjen e refugjatëve rohingya duke kërcënuar se do t’i derportojë në Mianmar, pavarësisht se minoriteti muslmian atje po përballet me spastrim etnik.
Projektligji po ashtu e përjashton Sri Lankën, ku minositetet tamilë janë përballur me mizori.
Cfarë është Projekligji për Nënshtetësinë?
Ligji, i cili u prezantua fillimisht në Parlament në korrik të 2016-ës, amendon atë që njihet si Citizenship Act i vitit 1955 duke e bërë përkatësinë fetare kusht për marrjen e nënshtetësisë. Ligji i mëparshëm nuk e parashihte përkatësinë fetare si kriter përzgjedhës për të marrë nënshtetësinë.
Ligji i kalua në Lok Sahba (Dhomën e Ulët) në janar të këtij viti, por nuk u arrit të kalohej në Dhomën e Lartë për shkak të protestave në shtetet veri-lindore dhe rezistencës së opozitës.
Ligji i ri bëri disa përjashtime për shtetet e veri-lindjes, të cilat patën protestuar kundër kësaj levizjeje duke thënë se kjo do të nxiste dhjetëra e mijëra hindu nga Bandladeshi të emigronin në Indi.
Sipas ligjit të ri, emigrantët pa dokumenta duhet të kenë qëndruar në Indi gjatë vitit të fundit dhe të kenë të paktën gjithsesj gjashtë vite qëndim që të mund të fitojnë kriterin për nënshtetësinë, ndërkohë që ligji i 1955-ës përmend një qëndrim prej 12 vjetësh për të fituar të drejtën për nënshtetësi.
“Projektligj diskriminues”
Kritikat më të mëdha ndaj ligjin kanë qënë për faktin se parandalon që muslimanët të kërkojnë nënshtetësi. Diçka e ngjashme me “Muslim Ban” të Presidentit amerikan Donald Trump, sipas të cilit muslimanët nga shtete të caktuara e kanë të ndaluar të kërkojnë azil.
Ekspertët ligjorë argumentojnë se kjo shkel Nenin 14 të kushtetutës, e cila garanton të drejtën për barazi.
Faizan Mustafa, ekspert i ligjit kushtetues, e ka quajtur ligjin “shumë agresiv” dhe në kundërshtim me kushtetutën.
“Nënshtetësia jonë nuk bazohet në përkatësinë fetare,” tha Mustafa, zëvendës kancelar i Universitetit Juridik NALSAR në Hyderabad.
“Kushtetuta jonë parandalon çdo formë diskriminimi bazuar në përkatësinë fetare. Duke i ndarë emigrantët në bazë të fesë, projektligji i ri i propozuar shkel strukturë bazë të kushtetutës indiane,” tha ai për Al Jazeera-n.
“Nëse me anë të këtij projektligji qeveria indiane don t’u japë nënshtetësi minoriteteve të përsekutuara nga vendet fqinje, atëherë si mund t’i përjashtojë Rohingyat e Mianmarit të cilët janë më të përsekutuar se çdo grup tjetër në vendet fqinje,” tha ai.
“Ngjashëm, si mund t’i përjashtojmë Ahmedijtë dhe Shijat nga Pakistani e Bangladeshi apo Hazarat e Afganistanit?”
Rezistenca në Veri-lindje
Një numër i madh njerëzish dhe organizatash në veri-lindje e kanë kundërshtuar ligjin duke thënë se anulon masat e Marrëveshjes së Assamit të vitit 1985, e cila ka rregulluar datën 24 mars 1971 si datë kur ka ndaluar deportimi i çdo emigranti pa dokumente, pavarësisht përkatësisë fetare.
Projektligji i tanishëm përcakton datën 31 dhejtor 2017 si datë reference.
Ministri i Brendshëm Shah i ka siguruar njerëzit në veri-lindje, e cila është shtëpia e një numri të madh fisesh, se do të përjashtohen nga pasojat e projektligjit, por kjo nuk e ka larguar frikën e tyre.
“Njerëzit në veri-lindje janë të shqetësuar për projektligjin pasi ndiejnë se do të ndryshojë përbërjen demografike të shteteve të tyre,” tha për Al Jazeera-n Sanyoy Hazarika, drejtor i Nismës për të Drejtat e Njeriut të Commonëealth.
Çfare është Regjistri Kombëtar i Nënshtetësisështë (NRC)?
Më datë 31 gusht, lista përfundimtare e NRC-së – një ushtrim burokratik mbi nënshtetësinë i monitoruar nga Gjykata Supreme – përjashtoi gati dy milion njerëz nga lista përfundimtare e nënshtetësisë në Assam.
Ushtrimi, i cili kishte për qëllim të përjashtonte emigrantët pa dokumenta nga Bangladeshi, po ashtu la jashtë shumë qytetarë indianë.
BJP-ja e ka refuzuar rezultatin e procesit në Assam pasi ishte e qartë se një numër i konsiderueshëm i njerëzve që mbetën jashtë listave ishin hindu. Asnjë e dhënë zyrtare nuk është publikuar ende.
“Arsyet pas CAB-it janë që të legjitimojnë nënshtetësinë e të gjithë atyre jo-muslimanëve që mund të deklarohen si emigrantë të paligjshëm sipas NRC-së”, pohon Mustafa.
Sidoqoftë, qeveria pohon se ligji u jep të drejtën për nënshtetësi minoriteteve që janë përballuar me përsekutime fetare në vendet fqinje me shumicë muslimane.
“Argumentimi për këtë është se ky projektligj është diskriminues dhe nuk mund të aplikohet pasi problemi nuk ka të bëjë me nënshtetësinë indiane,” tha për Al Jazeera-n zëdhenësi i BJP-së Nali Kohli.
“Projekligji është për komunitetet minoritare hindu, sikhë, budistë, parsi dhe të krishterë të cilët nuk kanë mundur të vijnë në Indi për shkak të ndarjes dhe kështu vujanë përsekutimin në vendet e tyre.”
“Sa u përket muslimanëve, ka vende të tjera që janë krijuar posaçërisht për ta,” tha ai.
Kur u pyet për përsekutimin e Ahmedijve dhe Rohingyave, Nalin Kohli tha: “India nuk po kërkon të përmbytet nga ata që janë tashmë nënshtetas të vendeve fqinje.”
Përgatiti në shqip Observer.al | Marrë nga Al Jazeera.