-3.2 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Muslimanët fitojnë të drejtën për varreza në Quebec të Kanadasë

Më të lexuarat

Autoritetet e Quebec City, kryeqytetit më të madh të provincës kanadeze Quebec, zgjodhën problemin disa vjeçarë të mos pasjes së varrezave për komunitetin musliman.

Muslimanët në Quebec City tashmë dy dekada udhëheqin fushatën për miratimin e një parcele për varreza, por këshilltarët komunal kanë refuzuar me këmbëngulje të votojnë një vendim të tillë.

Për ndryshimin e qëndrimit të pushtetit lokal më meritori është kryebashkiaku Regis Labeaume, i cili më parë si këshilltar i qytetit ishte gjithashtu kundër plotësimit të kërkesës së komunitetit musliman.

Labeaume personalisht ka lobuar në Këshillin e Qytetit i cili miratoi ndarjen e një parcele për varrezat muslimane në këtë qytet.

“Në mes nesh duhet të ketë dashuri dhe respekt. Duhet të mendojmë më shumë për bashkëjetesën dhe mirëkuptimin në qytet”, tha Labeaume pas takimit me Boufeldj Benabdallah, drejtor i Qendrës Kulturore Islamike në Quebec City.

Benabdallah shprehu knaqësinë që më në fund u zgjidh problemi disadekadash i muslimanëve, të cilët të vdekurit e tyre detyroheshin t’i varrosnin në Montreal i cili është 255 kilometra nga Quebec City.

Funeralet e para në varrezat muslimane në Quebec City priten të ndodhin në pranverë, deri kur priten të përfundojnë përgatitjet infrastrukturore dhe ndërtimi i parcelës.

Pika e kthesës në qëndrimin e pushtetit lokal të Quebec City për nevojën e varrezave muslimane erdhi pas një sulmi të armatosur që ndodhi gati tre vjet më parë. Sulmuesi Alexandre Bissonnette qëlloi për vdekje gjashtë besimtarë në xhaminë e vetme të qytetit me një pushkë automatike. Shumë qytetarë që donin të nderonin viktimat dhe të merrnin pjesë në funeralet e tyre, u detyruan të udhëtonin deri në Montreal./AA

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit