2.2 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

“Ujgurët i nënshtrohen punës së detyruar”

Më të lexuarat

E përditshmja amerikane “Washington Post” ka kritikuar trajtimin e Kinës ndaj ujgurëve etnikë dhe muslimanëve të tjerë turq këtë javë, duke thënë se sistemi i kampeve të përqendrimit në perëndim të vendit duket se po zgjerohet, transmeton Anadolu Agency (AA).

Të hënën, redaksia e gazetës tha se Pekini kishte “vendosur më shumë se 1 milion” njerëz nga komunitetet kryesisht muslimanë në “kampe përqendrimi në Xinjiang në mënyrë që të fshijë gjuhën, fenë dhe kulturën e tyre”.

Teksti thotë se Kina pretendon se “të gjithë njerëzit që jetojnë në kampe pune janë të kualifikuar profesionalisht dhe kanë një jetë të lumtur atje”. Por ata që u larguan nga kampet thonë se njerëzit po përballen me kufizime të mëdha dhe punë të detyruar atje.

Teksti thotë se Ujgurët punojnë për 175 dollarë në muaj në kampe pune, duke përfshirë shumë sipërmarrës, intelektualë dhe shkencëtarë Ujgur.

Eksperti për kërkime kineze në Fondacionin “Përkujtimi i Viktimave të Komunizmit”, Adrian Zenz, në raportin e tij tha se disa fabrika ishin një pjesë integrale e kampeve të lartpërmendura të punës, dhe se të gjithë Ujgurët punojnë atje nën mbikëqyrjen e policisë dhe kamerave.

“Fabrika e tekstilit në Parkun Industrial Xinhe solli 500 Ujgurë nga kampi i qarkut Xinhe. Shteti dërgoi polici dhe trajnerë specialë në këtë fabrikë dhe formoi një administratë gjysmë ushtarake. Çka i duhet fabrikës policia, përveç për qëllim të detyrimit të atyre që përpiqen të ikin nga aty? Puna e detyruar aktualisht shtrihet brenda të gjithë komunitetit ujgur, ndërkaq ka për qëllim shkatërrimin e traditës, fesë dhe jetës familjare”, thuhet në tekst.

Gazetarët në Kinë kanë zbuluar më parë praktikën e tmerrshme të ndarjes së prindërve nga fëmijët nga familjet muslimane Ujgure dhe Kazakistani dhe duke i nënshtruar ata në propagandë në qendra të izoluara që njihen si qendra transformimi.

“Duket se shumë prej tyre dërgohen në fabrika ku nuk kanë më shumë liri se kampet, në disa raste vendosen brenda kampeve apo ngjitur me to”, shkroi gazeta, duke i shoqëruar me një foto të protestës para Konsullatës Kineze në Stamboll të Turqisë.

“Nëse është e vërtetë, krijimi i një bande zinxhirore të punëtorëve Ujgur është një tjetër dimension i sëmurë për një nga krizat më të rënda në botë për të drejtat e njeriut. Kjo duhet të jetë objekt i një hetimi të besueshëm ndërkombëtar, me përgjegjësi”, thuhet më tej.

Rajoni Autonom Xinjiang është provinca më e madhe e mbizotëruar nga muslimanët e Kinës, e përbërë nga anëtarët e komunitetit etnik turk të Ujgurëve dhe kazakëve etnikë.

Prej disa kohësh, organizatat kineze për të drejtat e njeriut janë përpjekur të sjellin në vëmendjen e bashkësisë ndërkombëtare problemin e komunitetit Ujgur në Xinjiang, ku miliona njerëz janë burgosur në kampe të konvertimit dhe edukimit.

Aktivistët, gjatë një seance të Komitetit të Kombeve të Bashkuara për Diskriminimin Racor në Gjenevë, thanë se autoritetet në Xinjiang kanë mbyllur të gjithë njerëzit me pikëpamje dhe mendime të pakënaqshme në kampe të riedukimit politik.

Po ashtu në raportin e saj të fundit edhe organizata ndërkombëtare Human Rights Watch (HRW) tha se shumë njerëz në Xinjiang kanë përfunduar në paraburgim në të ashtuquajturat qendra të edukimit politik gjatë dy viteve të fundit.

Bashkimi Evropian shprehu shqetësimin për ekzistencën e këtyre qendrave të edukimit politik dhe ia bëri të qartë zyrtarëve kinezë në një takim të Dialogut për të Drejtat e Njeriut. Pekini Zyrtar mohon ekzistencën e kampeve të tilla në Xinjiang, dhe Ministria e Jashtme kineze pretendon se këto janë qendra që përdoren ekskluzivisht për arsimin profesional.

Ekspertët dhe fushatat e Kombeve të Bashkuara thonë se rreth 1 milion Ujgurë dhe të tjerë, kryesisht muslimanë, janë mbyllur në rajonin perendimorë Xinjiang në një veprim që është kritikuar nga Shtetet e Bashkuara, kombet evropiane dhe të tjerët.

Qeveria e Kinës ka thënë vazhdimisht se kampet e saj ofrojnë arsim dhe trajnim vullnetar për të ndihmuar në pengimin e ekstremizmit.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit