-0.8 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Për gjithë botën është “Personazhi i Vitit”, por Greta kësaj radhe ka bërë një gafë

Më të lexuarat

Ndonjëherë edhe “mitet” bëjnë gafa. Një e tillë i ndodhi pak ditë më parë adoleshentes suedeze Greta Thunberg, e sapo shpallur nga revista Time si personazhi i vitit 2019.

Aktivistja  e njohur në mbarë botën për kauzën ambientaliste po rikthehej në shtëpinë e saj në Suedi, pas një turi të gjatë në Amerikë dhe Europë. Thunberg nuk preferon udhëtimet në aeroplan, duke i cilësuar si tepër ndotës, por preferon udhëtimet e gjata në tren.

Dhe pikërisht e ulur mbi tren, me valixhe dhe një qese me ushqim ishte një foto e shpërndarë nga ajo, me përshkrimin “duke udhëtuar në trenat e mbushur të Gjermanisë, më në fund në rrugë drejt shtëpisë”.

Por disa orë më vonë, Deutsche Bahn, siç quhen hekurudhat e shtetit gjerman, shpërndau një deklaratë zyrtare me tone ironike. “ E dashur Greta, jemi shumë të kënaqur me mbështetjen tënde për trenat dhe për ndryshimin klimaterik. Na bëhet qejfi që udhëtove me trenin tonë më shpejtësi të lartë, por do të kishte qenë më e drejtë dhe e edukuar sikur të kishe përmendur profesionalizmin dhe trajtimin miqësor të rezervuar për ty në Klasin e Parë të trenit”.

Pra Greta sigurisht nuk ka udhëtuar ulur në tokë, me valixhet pranë dhe një panine si ushqim të vetëm, siç del nga fotografia.

Vetë suedezja më vonë tentoi të korrigjonte versionin, duke thënë se fillimisht ajo dhe shokët e saj nuk kishin gjetur biletat për klasin e parë dhe ishin në pritje, por tashmë gafa për Gretën e njohur ishte kryer.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit