-1.4 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

“Lista e tmerreve po shtohet nga dita në ditë”, çfarë paralajmërimi i vjen Gjermanisë

Më të lexuarat

Numri i ekstremistëve të djathtë në Gjermani po shtohet, ndaj autoritetet kanë vendosur të ndërmarrin disa masa konkrete. Kërkohet veprim, mendon Marcel Fürstenau.

Lista e tmerreve nga krahu i djathtë po shtohet nga dita në ditë: Në Hessen një neonazist i dyshuar ka vrarë politikanin komunal, Walter Lübcke. Në Sachsen-Anhalt kanë vdekur dy persona pas një sulmi të dështuar në një sinagogë në qytetin Halle. Çdo ditë diku në Gjermani sulmohen njerëz vetëm për shkak të ngjyrës së lëkurës dhe fesë. Zyra Federale për Mbrojtjen Kushtetuese ka regjistruar 12.700 ekstremistë të djathtë të gatshëm për dhunë. Sa për krahasim: në vitin 2011, kur është zbuluar grupi terrorist neonazist Nëntoka Nacionalsocialiste (NSU), ka pasur 9.800 pesona të regjistruar nga skena e djathtë.

Meqë ra fjala – NSU: “Dështim total i shtetit”, ky është konkludimi dëshpërues i hetimeve për këtë grup i një Komisioni Parlamentar të Bundestagut. Në qendër të vëmendjes së hetimeve ishin policia dhe shërbimet sekrete, të cilat përkundër sinjaleve të qarta për motive raciste, nuk e kanë hetuar në drejtimin e duhur serinë e vrasjeve dhe sulmeve me bomba. Megjithë ndryshimet personale dhe ndryshimet në strukturë, problemet kanë mbetur.

Fiksimi fatal tek terrori 

Ku ishte problemi dhe pse kanë ndodhur gjërat kështu? Për këtë çështje ka mendime të ndryshme. Një prej shpjegimeve është fiksimi tek terrori që kanë bërë myslimanët. Pas sulmeve në tregun e Krishtlindjeve në Berlin (dhjetor 2016), autoritetet e sigurisë u përballen me kritika.

Kritikët thonë se largimi i presidentit të shërbimit sekret Hans-Georg Maaßen, në vitin 2018, ka lidhje edhe me këtë çështje. Disa pohojnë se ai ka simpati për “Alternativën për Gjermani” (AfD), e cila ka depërtuar gjithnjë e më shumë në fushën e nazistëve. Kjo parti e themeluar në vitin 2013 është vënë pjesërisht nën mbikqyrjen e shërbimeve nga pasardhësi i Maaßenit, Thomas Haldenwang, në fillim të vitit 2019.

Largimi nga teoria e veprave individuale

Më së largu pas këtij vendimi është konstatuar, se nuk ka më asnjë shkas për të dyshuar tek vendosmëria e autoriteteve për mbrojtjen kushtetuese, për luftimin e ekstremizmit të djathtë. Kjo bën të qartë se shërbimi i brendshëm sekret i konsideron disa rryma brenda AfD si nxitës shpirtëror të këtyre dukurive. Me këtë i jepet fund përfundimisht pohimeve se këtu kemi të bëjmë vetëm me vepra individuale. “Për mua është e qartë se këtu kemi të bëjmë me tepër shumë raste individuale”, thotë presidenti Haldenwang.

Të flasësh është njëra anë, të veprosh diçka tjetër. Por edhe këtu duhet dhënë ca lëvdata. Prej verës deri më tani janë krijuar ekipe të ndryshme për veprim kundër ekstremizmit të djathtë. Janë hapur mbi 300 vende të reja, të cilat në të ardhmen duhet të merren ndër tjerash edhe me ekspertizën shkencore të këtij fenomeni.

Autokritika e autoriteteve

Deutsche Welle Marcel Fürstenau Kommentarbild ohne Mikrofon (DW )

Të kaluarës i takon edhe trajtimi me kujdes i ekstremistëve në radhët e vet autoriteteve të sigurisë. Kjo vlen për Zyrën për Luftën kundër Kriminalitetit. Së shpejti do të bëhet edhe një pasqyrë e gjendjes me ekstremistët në radhët e autoriteteve, ku aktualisht punojnë rreth 4,7 milionë njerëz. Këtu bëjnë pjesë edhe Bundeswehr, Ushtria gjermane, ku janë zbuluar së fundmi edhe raste të ushtarëve që kanë qenë pjesë e ekstremizmit të djathtë.

Por është pozitiv fakti që nga autoritetet dëgjohen gjithnjë e më shumë tone vetëkritike. Nëse autoritetet përballen me këto probleme brenda vetvetes, do të jetë shumë më e besueshme edhe lufta e tyre për respektimin e vlerave demokratike. Kjo për faktin se ekstremistët me siguri që e kanë ndjerë veten të nxitur pasi ka munguar ndjekja rigoroze e rasteve të tilla.

Tani më akush nuk sheh mënjanë, kur shtrohet problemi i ekstremistëve të djathtë – as policia dhe as autoritetet e tjera të sigurisë. “Ky problem është dashur të merret më seriozisht!”, thonë autoritetet. Ato tani shohin më mirë edhe me syrin e djathtë. DW

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit