Prof. Dr. Musa Vila
Pejgamberi a.s. ka thënë:“Përmbahuni(bëni durim),se nuk ju vjen kohë, përveçse pas saj vjen kohë më e ligë se ajo. Derisa ta takoni Zotin e juaj.”
Po afrohet viti i ri 2020,e preokupim i disa njerëzve dhe komunave mbetet zbukurimi dhe dekorimi i qyteteve me drita, lule e xixillonja… Po bëhet zhurmë pse ky qytet apo ai qytet nuk ka zbukurime të mjaftueshme apo stilizim ma dekorativ. Bile ka qytete, për me ja humb vëmendjen e emigrimit dhe papunësisë që lamë mbrapa, kanë vendosur me vendua semafor e me u bë temë e ditës.
Mos të harrojmë se vitin që po e lëmë mbrapa është vit që ka sjell arsimim shumë të dobët (Pisa na ka radhitur në vendin e parafundit në botë për cilësi të arsimit). Viti i kaluar ka sjell varfëri, papunësi, sëmundje, çrregullim politik…
Shumë njerëz vdiqën dhe shumë të tjerë u diagnostikuan me kancer. Në skenë haptazi prapë ju brohorit LGBT(Homoseksualizmit).Ka pasur më shumë shkurorëzime se sa martesa, shtëpitë e pëlqeve të stërngarkuara. Kulminacioni i këtyre fenomeneve është mos liberalizimi i vizave dhe pa qeveri të formuar qe 2 muaj nga mbajtja e zgjedhjeve! Rende të gjata para ambasadave për të marrë një vizë për një jetë më të mirë! Sytë prapë janë kah kurbeti. Në çdo familje ka lot në sy, në mëngjes e mbrëmje. Nëna çanë për djalin, gruaja për burrin, fëmijët për babën, vajza e fejuar çanë për të fejuarin që ka ikur larg në kurbet. Shumë shkolla, shtëpi e lagje tash veç janë zbrazur…
Krejt këto e shumë të tjera, më shtyejn të bëjë pyetje? A thua a ka vend dhe atmosferë me festue vitin e ri? A thua a ka disponim të shkruhet urime festat e fund vitit? Kush ka vullnet të festoj, nënat me lot në sy, vajzat e djegura shpirtnisht, shkollat e zbrazura..
A duhet harxhuar parat në dekorime e luksoze me drita e bredha, e vëllezërit tonë në Shqipëri ende flenë pa kulm mbi kokë dhe nëpër tenda për shkak të tërmetit katastrofalë.
Kush është ai që mund të feston këto festa dhe ti zbukuron qytetet, lagjet e katundet, përveç se i pashpirti dhe i pandjenjave. Klasa politike dhe puthadorët e tyre po shfrenohen nga luksi i tepruar, ndërsa populli po vuan nga fenomenet negative dhe varfëria ekstreme, mjerim pas mjerimi…
Pra vëllezër, nuk ka kuptim festimi i vitit të ri dhe festave “të fund vitit”, në këto rrethana mizore dhe të varfërisë. Është turp para Zotit dhe njerëzve të shumtë që zemrat i kanë të thyera të dekorohen qytete dhe të festohet me parat e tatimpaguesve të varfër!
Menduam se vitet e luftës ishin të vështira, por edhe liria në skamje e mallëngjim për anëtarët e ikur në kurbet qenka kafshatë që nuk kapërdihet. Pra duhet të ngushëllohemi e jo të dekorojmë e të festojmë, por a ka kush na ngushëllon?!