-0.9 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Dëbimi ilegal i refugjatëve nga Greqia kapet nga kamera

Më të lexuarat

E përjavshmja gjermane Der Spiegel ka publikuar një video që shfaq oficerë grekë të maskuar të zbatimit të ligjit duke dëbuar me forcë dhjetëra refugjatë në një zonë në Turqi afër kufirit të saj.

Dy persona të maskuar, të veshur me kostume kamuflazhi, shihen duke vendosur refugjatët në një barkë të vogël për të kaluar lumin Marica, duke i detyruar ata të zbarkonin në territorin e Turqisë.

Sipas Der Spiegel, disa policë dhe ushtarë grekë të pensionuar dhe në shërbim kanë konfirmuar për gazetarët se kanë kryer “dëbime” në kufirin greko-turk për vite me radhë.

Refuzimi i hyrjes për azilkërkuesit dhe kthimi i tyre me forcë është i paligjshëm sipas ligjit të BE-së dhe shkelje e konventave ndërkombëtare për të drejtat e njeriut.

Ankaraja i ka kërkuar vazhdimisht Greqisë që të ndalojë dëbimet e paligjshme, por Athina ka mohuar të jetë përfshirë në një praktikë të tillë.

Sipas shifrave zyrtare, të paktën 25.000 refugjatë dhe migrantë të parregullt janë kthyer në Turqi nga Greqia në dhjetë muajt e parë të vitit 2019.

Turqia aktualisht strehon 3,6 milion refugjatë sirianë, më shumë se çdo vend tjetër në botë./AA

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit