3.3 C
Pristina
Thursday, November 28, 2024

Vëllezërit kosovarë humbën jetën nën rrënoja, Elvis Naçi jep lajmin e mirë për 6 fëmijët jetimë: Nis shtëpia, 1 mijë euro pension

Më të lexuarat

Tërmeti katastrofik i 26 nëntorit tronditi jo vetëm Shqipërinë, por edhe Kosovën. Nën rrënojat e tërmetit në Durrës u nxorën të pajetë edhe dy vëllezërit kosovarë, Isa dhe Shemsi Abazi.

Vdekja e tyre la pas shumë dhimbje, pasi të dy vëllezërit lanë jetimë nga tre fëmijë të vegjël, por edhe për faktin se pak vite më parë ishte ndarë nga jeta një tjetër djalë i kësaj familjeje. Mbrëmjen e sotme në emisionin “Shqiptarët për Shqiptarët”, në News24 është pasqyruar pak nga dhimbja e thellë e familjarëve Abazi në Gjilan.

Elvis Naçi dhe Sidrit Bejleri kanë vizituar familjarët, duke iu dhënë edhe një lajm të mirë, për t’ua lehtësuar sadopak dhimbjen. Elvis Naçi tha se ka nisur puna për ndërtimin e shtëpisë së familjes Abazi, me fondin e mbledhur nga shqiptarët në mbarë botën për të prekurit nga tërmeti.

Gjithashtu, Naçi deklaroi se iu është vendosur edhe një pension 1 mijë euro, 500 euro për fëmijët e njërit vëlla, dhe 500 për fëmijët e tjetrit.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit