Kosova gjegjësisht Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, sot pritet të nënshkruaj marrëveshje të partneritetit të tregtisë dhe bashkëpunimit me Britaninë e Madhe.
Sipas njoftimit të MTI-së, marrëveshja do të nënshkruhet nga ministri në detyrë Endrit Shala dhe ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbott.
Kujtojmë se në muajin shtator ka hy në fuqi marrëveshja për tregti të lirë ndërmjet Kosovës dhe Turqisë. /tg