-5.4 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

24 të vdekur nga tërmeti, mbi 600 të plagosur

Më të lexuarat

Shqipëria u godit të martën, nga një tërmet u fuqishëm, me magnitudë 6.4, që tronditi thuajse të gjithë vendin, duke shkaktuar të paktën 24 viktima, dhe disa qindra të tjerë të plagosur.

Dëme të shumta janë rregjistruar në ndërtesa, shtëpi dhe godina shërbimesh kryesisht në zonën e Durrësit, Thumanës dhe Tiranës. Mbi 40 persona u nxorrën nga rrënojat e banesave dhe pallateve të shembur nga lëkundjet e forta. Dita e nesërme është shpallur zi kombëtare.

Në ndihmë të autoriteteve shqiptare kanë mbërritur ekipe të specializuara nga Kosova. Italia, Greqia e shumë vende të tjera që u solidarizuan menjëherë..

Ishte ora 3:54 e mëngjesit kur Shqipëria u shkund nga goditjet e frikshme të një tërmeti, i fortë për nga intensiteti dhe i shtrirë dhe në kohë, rreth 30 sekonda.

Në harkun e pak minutave banorët jo vetëm në Tiranë, mbushën rrugët duke braktisur në panik, banesat e tyre. Mbi 250 pasgoditje disa gjithashtu të forta, të një magnitude mbi 5 gradë./ Opinion.al

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit