-2.4 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

“Epiqendra ka qenë 9 ballë, fat i madh që kishte thellësi. Zgjati 30 sek”

Më të lexuarat

Shqipëria u godit të martën, nga një tërmet u fuqishëm, me magnitudë 6.4, që tronditi thuajse të gjithë vendin, duke shkaktuar më shumë se 20 viktima, dhe disa qindra të tjerë të plagosur.

Sizmologu Rrapo Ormëni në emisionin Opinion tha se fatmirësisht tërmeti ishte me një thellësi të madhe, pasi në të kundërt dëmet do të ishin shumë herë më të larta.

“Nisur nga karakteristikat është një nga tërmetet e fortë. Prej vitit 58 e sot, njihen 56 tërmete të forta që kanë goditur vendin tonë. Epiqendra ka qenë nga 8 deri në 9 ballë. Efekti në dëmtime, në njerëz, dhe në truall. Ky tërmet ka shkaktuar dëme për shkak të magnitutës së lartë. Energjia është shumë e madhe. Ajo që ka ndikuar në këtë, dëmtimet mund të ishin shumë më të mëdha. Por ky ishte një tërmet me thellësi të madhe. Nëse do ishte në sipërfaqe, kuptohet se efektet do të ishin shumë më të mëdha. Durrësi ka patur historikisht tërmete të forta”, tha sizmologu Rrapo Ormëni.

Sipas tij pasgoditja e fortë e këtij tërmeti kaloi dhe tani mund të themi është plotësuar cikli. Po ashtu ai theksoi se ky tërmet ka zgjatur 30 sekonda dhe kjo ishte arsyeja pse ishte kaq i frikshëm dhe i tmerrshëm.

Ndërkohë ish kreu i emergjencave, Shemsi Premci ka folur për shembjen e banesave në zonën e Durrësit dhe të Thumanës.

“Ky pallati (një pallat në Thumanë) është shpallur i pa banueshëm pas tërmetit të parë. Ishte dëmtuar struktura. Shembulli më i mirë si janë ndërtuar pallatet, është Vila Palma. Katër kate janë ndërtuar për të mbajtur 4 kate. Këto pallate në Thumanë janë ndërtuar me kontribut vullnetar, janë me tulla të bardha dhe me parafabrikat në soleta”, theksoi Shemsi Premci./ Opinion.al

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit