-3.2 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

E akuzojnë për blerjen e Spitalit Continental, Elvis Naçi: Të varfërit do kurohen falas, kjo ditë erdhi

Më të lexuarat

Prishja e imazhit të personave që kanë influencë të fituar e të merituar në publik nga veprat e tyre të mira, është një strategji që po implementohet së fundmi nga Rilindja me manovra të ndryshme, siç është edhe ajo e shkrimeve vrer-hedhëse të palogjikuara mirë për shkak të joprofesionalizmit apo arsyeve të tjera.

Elvis Naçi, një prej personave më të pëlqyer për figurën e tij, mirësinë që përhap e bamirësitë e shumta me të varfrit, u tentua ditën e djeshme t’i përdhosnin imazhin me një artikull që u përhap shpejt në rrjet dhe pati shumë reagime.

Ai u akuzua për blerjen e Spitalit Kontinental për qëllime përfitimi me anë të Fondacionit Firdeus, tek i cili është administrator.

Pikë së pari në një shpjegim logjik ndryshe nga aludimet në rrjet, Fondacioni Firdeus është listuar si OJF, gjë që shpjegon se nuk funksionin si biznes me NIPT dhe ky fakt e përjashton automatikisht përfitimin personal të imamit si administrator të tij.

Së dyti, ashtu siç u pretendua dhe iu kërkua llogari-dhënie publike, gjë që është totalisht e padomosdoshme për një OJF, pasi burimet nuk i ka nga taksat tona, por nga kontributet personale të atyre që dëshirojnë të kontribuojnë…

Pak kohë më parë imami i Tiranës ka deklaruar se një projekt i madh do të vijë së shpejti në shërbim të shqiptarëve të sëmurë dhe të të vobektëve që kanë nevojë për ndihmë.

Lajmin ai e ka bërë të ditur publikisht në studion televizive ku prezanton emisionin e tij dhe ka deklaruar se dita kur të varfrit do të kurohen falas ka mbërritur.

Klinikën e tij të vogël, e cila është në funksion të atyre që nuk paguajnë dot Shëndetësinë e Rilindur të Ramës, Naçi e ka vënë falas në dispozicion dhe ka deklaruar publikisht hapin e tij të madh, jo thjesht një klinikë, por një spital me shërbime falas për të varfrit.

Për më shumë, një pjesë nga ku është shkëputur një fraksion i videos, siguruar nga Portali Investigativ dhe reagimi

Portali Investigativ ka investiguar per rastin e Imamit Elvis Naci , ku diten e sotme eshte akuzuar prej disa mediave procifute, me pretekstin se ka pervetesuar 350 mije euro dhe ka blere nje spital privat per qellime vetjake.
Media jone zbuloi se kjo klinike eshte nje projekt qe prej kohesh Elvisi e ka thene, me sakte 27 prill te ketij viti.
Ne studion e nje emisioni, u shpreh se do kuronte te varferit dhe kjo dite erdhi!!!
Per te gjithe skeptiket, Imami eshte një nga njerëzit më të mirë që ka Shqipëria.”
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit