0.9 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Kosova e rrezikuar nga produktet e dyshimta

Më të lexuarat

Disa muaj më parë një 28 vjeçar nga Prishtina ka humbur jetën pas kishte konsumuar mish pule të kontaminuar. Ky rast ka hedhur dyshimin se konsumatorët në Kosovë vazhdojnë të jetë të pambrojtur. Madje ky shqetësim është lansuar edhe sot më 15 mars, në Ditën Ndërkombëtare të Konsumatorit.
 
Përfaqësues të organizatave që merren me këtë çështje thonë se konsumatori në Kosovë, vazhdon të jetë i rrezikuar nga produkte të dyshimta dhe me afat të skaduar që shumë herë mund të gjenden në treg. Ata kërkojnë nga autoritetet e Kosovës që të jenë më të vëmendshme karshi kësaj problematike dhe të ndërmarrin masa adekuate për mbrojtjen e jetës së qytetarit.
 
Selatin Kaçaniku është kryetari i Organizatës Joqeveritare “Konsumatori” dhe ndoshta i vetmi që ngritë shqetësimin e konsumatorëve kosovarë.
 
“Nëse kemi parasysh aferat e fundit që u bënë për miell dhe grurë me cilësi të dyshimtë që thuhet se janë në tregun e Kosovës, dhe po ashtu për një numër të madh të produkteve tjera të dyshimta, të cilat janë zbuluar nga organizata jonë, mendoj se gjendja është tejet shqetësuese”, thotë ai.
 
Ndryshe në Kosovë, ekziston Ligji për mbrojtjen e konsumatorit e gjithashtu edhe programi i hartuar nga Qeveria e Kosovës për mbrojtjen e konsumatorit 2010-2015. Sipas Kaçanikut, Ligji për mbrojtjen e konsumatorit nuk zbatohet as 40 për qind dhe mos zbatimi i këtij ligji, sipas tij, tregon rrezikun që konsumatori mund ta ketë.
 
Lamir Thaçi, zëdhënës i Agjenicisë së Veterinarisë dhe Ushiqimit tregon për REL, se të gjitha produktet që hyjnë në tregun e Kosovës kontrollohen dhe se asnjë produkt i dyshimtë nuk lejohet të qarkullojë në treg. Thaçi tregon se në rastet kur raportohet nga qytetarët se ne treg ka një produkt të dyshimit, inspektorët konfiskojnë atë produkt dhe e ndalin për qarkullim.
 
“Çdo ngarkesë që hyn në Kosovë i nënshtrohet kontrollit të inspektorëve përkatës dhe varësisht nga kontrolli dhe rezultati i analizave që dalin, atëherë vendoset që një produkt të dal në treg apo jo. Po ashtu, kemi planin nacional për kontroll, ku ushtrojmë kontroll gjithë prodhueseve dhe tregtuesve brenda vendit”, tregon Thaçi.
 
Edhe kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa është deklaruar lidhur me shqetësimin e konsumatorëve. Edhe ai thotë se Kosova është larg përmbushjes së standardeve, por premton se do të angazhohet qëkonsumatorët të ndjehen të sigurt për ushqimet që i konsumojnë.
 
“Ne ende jemi larg përmbushjes së standardeve. Por, qeveria që unë drejtoj do të bëjë çfarë është e mundur që konsumatorët kosovarë të gëzojnë të drejtën e përmbushjes së nevojave bazë, të drejtën e zhdëmtimit, të drejtat për edukimin e konsumatorëve dhe të drejtën për një mjedis të shëndetshëm”, tha ai.
 
Kryeministri thotë se me të drejtë, është ngritur shqetësimi për rrezikun nga produkte të dyshimta dhe me afat të skaduar, që shumë herë mund të gjenden në tregjet e Kosovës.
 
“Pa paragjykuar rezultatet, ju siguroj që qeveria që unë drejtoj do të dëgjoj ankesat e konsumatorëve dhe do të këmbëngulë për t’u siguruar që konsumatori kosovar ushqehet dhe shërbehet me furnizim që plotëson standardet më të mira evropiane”, deklaron Mustafa.kohaislame
 
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit