7.3 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Dritat e Opelit që përcjellin sytë e shoferit

Më të lexuarat

Kompania e njohur automobilistike, Opel, ka njoftuar se është duke krijuar një gjeneratë të re të dritave, të cilat do të shndrisin aty ku shikon shoferi.
 
Sipas prodhuesit të makinave, ky sistem do të shërbejë duke përdorur një kamerë – me sensorë periferikë dhe një kryesor që skanon sytë e vozitësit më shumë se 50 herë për sekondë gjatë natës.
 
 
 
Informatat përdorur për të vendosur ku po shikon shoferi dhe atëherë llambat do të reagojnë në mënyrë që t’i përshtaten shikimit të tij, transmeton koha.net.
 
“Jemi duke gjurmuar qe dy vjet konceptin e kontrollimin e drejtimit dhe intensitetit të dritës varësisht ku shikon shoferi”, ka thënë shefi i degës për teknologji të dritave në Opel, Ingolf Schneider.
 
Teksa teknologjia e re e dritave është akoma larg, Opel konfirmoi se është duke testuar dritat LED matrix të cilat do të lansohen në muajt në vazhdim. Kompania premton se këto drita detektojnë veturat gjatë përballë-kalimeve dhe deaktivizojnë disa dioda në mënyrë që të ndalin verbërimin e shoferit të veturës përballë.
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit