3.8 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Xhamia në Queensland hap dyert për publikun

Më të lexuarat

Kryetari i Akademisë Islamike Kërkimore dhe Arsimore në Australi tha se ekziston një nevojë më e madhe për muslimanët për të krijuar marrëdhënie me komunitetin e gjerë.
 
Vasim Razvi dje ishte i ftuar si ligjërues në ditën e komunitetit në xhaminë Mackay, në veri të Queensland.
 
Ai tha se ka pasur një frikë të fshehtë, por komunikimi ka qenë çelësi i kapërcimit të kësaj frike, njoftoi ABC.
 
Z. Vasim Razvi tha se një prani më e madhe në ngjarjet e  komunitetit do të ndihmojë në ndërtimin e mirëkuptimit.
 
Kur ju mbani shoqëri me njëri-tjetrin dhe bisedoni me njëri-tjetrin, kjo do të ulë frikën e mundshme që mund të lind, tha ai.
 
Kështu që unë mendoj se tashmë ka iniciativa, por një iniciativë e shtuar është për të shkuar jashtë xhamisë për të marrë pjesë në ngjarjet e kishës dhe në festivalet multikulturore siç është më i madhi në Mackay”.
 
Policia viziton Xhaminë në Mackay  dhe ka lidhje më të forta përmes thirrjeve. Imam i Xhamisë në Mackay tha se ai do të donte të shihte një marrëdhënie më të thellë me policinë lokale. 
 
Zyrtarët dhe familjet e tyre u ftuan të vizitojnë xhaminë dje dhe u takuan me anëtarët e komunitetit islamik lokal.
 
Imam Eshfak Akbar tha se marrëdhëniet janë të mira, por takime joformale do të ndihmojë në forcimin e lidhjeve.
 
Ne kemi takime të rregullta me policinë, makinat patrulluese vijnë për rreth të gjithë kohën [për të] na bërë që të ndjehemi më të sigurt, tha ai.
 
 
Nëse do të keni ndonjë nevojë ne, atëherë na ftoni me telefon. Vëllai ynë, Ifraini, është në kontakt të rregullt me ​​policinë, kështu që ne kemi  marrëdhënie shumë të mira.
 
 
Policia ndjehet rehat kur është në gjendje për të bashkëvepruar me ne, kur na bën pyetje për shoqëritë tona të ndryshme dhe traditat e ndryshme.
 
Inspektori Craig Sanderson tha se ai do të dëshironte të shihte më shumë oficerë lokalë që vizitojnë xhaminë dhe të punojnë me komunitetin. 
 
Ne, si gjithmonë, themi se mirë-kuptimi krijon tolerancën dhe nganjëherë nga mungesa e mirë-kuptimit të njerëzve vjen intoleranca.”        
 
 
Ashtu si çdo gjë, dhe feja kërkon mirë-kuptim, në qoftë se ju nuk e keni, pastaj të kuptuarit e njerëzve ndoshta nuk është aq i fortë sa ka mundësi të jetë.
 
Pra, këto lloj ngjarjesh na japin mundësinë për të folur me njerëz personalisht dhe për të marrë një kuptim të vërtetë  se çfarë është besimi dhe rreth dhe disa nga koncepteve që përfshinë feja.
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit