-1 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Gëzim Kelmendi me parti të re

Më të lexuarat

Skenës politike kosovare do t’i shtohet edhe një parti e re. Gëzim Kelmendi, i cili para pak ditësh braktisi Partinë e Drejtësisë, është duke e shqyrtuar mundësinë për formimin e një partie. Ai ka thënë se në partinë e tij ka kushte për njerëzit të cilët dëshirojnë t’i bashkohen.

Deputeti i pavarur në Kuvendin e Kosovës, Gëzim Kelmendi, i cili ditë më parë, së bashku me një pjesë të kryesisë së Partisë Drejtësisë (PD), është larguar nga kjo parti, është duke e shqyrtuar mundësinë për formimin e një subjekt të ri politik.

Kelmendi, i cili sa ishte pjesë e PD-së, mbante postin e nënkryetarit të partisë, në një prononcim për lajmi.net, ka thënë se vendimi për formimin e një partie do të bëhet i ditur brenda një kohe të shkurtër.

“Jemi duke u konsultuar dhe shfrytëzuar mundësinë e organizmit të subjektit të ri politik dhe mendoj që brenda një kohe të shkurtë do të marrim një vendim, që ka të bëjë me formimin e subjektit të ri politikë”, është shprehur Kelmendi.

Ai është ka thënë se nëse merret vendimi për formonin e subjektit politik, do të jetë i hapur për të gjithë ata që janë të gatshëm për bashkëpunim dhe punë në të mirë të vendit.

“Pjesë e partisë, përveç atyre që kanë ardhur bashkë me mua, mund të jenë të gjithë qytetarët e Kosovës, pa dallim kombi, race, feje, por me kushtin që me punu vetëm për popull dhe për shtet, e jo për interesa personale”, ka deklaruar Kelmendi.

Deputeti Gëzim Kelmendi, lajmin për largimin nga Partia e Drejtësisë, të cilën e udhëheq Ferid Agani, e kishte bërë të ditur me 4 mars me anë të një postimi në Facebook.

Ai si arsye për largim nga PD, kishte përmendur tradhtinë dhe mashtrimin e votuesve të PD-së, si dhe lakmia për pushtet të kësaj partie.

Pothuajse për arsye të ngjashme, para disa viteve ishte larguar nga PD ishte larguar edhe Amir Ahmeti, i cili, po ashtu mbante postin e nënkryetarit në partinë e Aganit.
E për mundësinë që Kelmendi e Ahmeti të jenë bashkë përsëri në një parti, i pari për lajmi.net shprehet se mbetet i hapur për bashkëpunim me ish-partiakun.

“Me Amir Ahmetin, ende nuk kam biseduar, për shkak të kohës së shkurtër, por nuk e kemi përjashtuar mundësinë që të bisedojmë më të, edhe pse ai ka formuar një nismë që është Nisma për Drejtësi dhe Zhvillim”, ka thënë ai.

Sa i përket emrin të partisë, ai ka thënë se nuk është diskutuar kjo gjë, pasi aktualisht temë diskutimi është nëse do të formohet partia apo jo.

Gëzim Kelmendi, aktualisht është deputet i pavarur në Kuvendin e Kosovës, kishte braktisur grupin parlamentar të PDK-së, e cila në zgjedhjet parlamentare të vitit të kaluar, kishte garuar së bashku me PD dhe disa parti të tjera. /lajmi.net/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit