Së paku 35 persona kanë humbur jetën gjatë një aksidenti rrugor që ndodhi në afërsi të qytetit saudit Medine.
Agjencia saudite e lajmeve (SPA) lajmëron se autobusi me besimtarë të cilët kryenin umren u përplas me një makinë të rëndë ndërtimore.
Në vendin e fatkeqësisë për vdekje pësuan 35 persona, ndërsa katër personat e lënduar u shtruan në spital.
Personat e pësuar janë nga vendet arabe dhe aziatike.
Hetimi mbi detajet e fatkeqësisë është në rrjedhë.