Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, përmes një statusi në Facebook ka shkruar se ndjehet i pikëlluar për vdekjen e Hoxhë Avdyl Krasniqit.
“Që në fillim të viteve nëntëdhjetë, ai iu bashkua përpjekjes për liri dhe ishte pjesëtar i njësive të para të UÇK-së”, ka shkruar Thaçi.
Tutje ai shtoi se kujtimi për të do të jetë i përhershëm dhe nderimi për Hoxhën.
Statusi i plotë:
Me pikëllim e mora lajmin për vdekjen e njërit prej luftëtarëve të parë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hoxhë Avdyl Krasniqi. Që në fillim të viteve nëntëdhjetë, ai iu bashkua përpjekjes për liri dhe ishte pjesëtar i njësive të para të UÇK-së. Por, Avdyli ishte edhe njeri i fesë që predikonte vlerat e parimet e larta morale. Guximi, çiltërsia dhe urtësia ishin virtyte që e shquanin atë. Ngushëllimet më të thella familjes Krasniqi. Do të jetë i përhershëm kujtimi dhe nderimi për Hoxhë Avdyl Krasniqi. HTH