Nëse ne dëshirojmë që të mbulojmë shumë probleme të fytyrës në mënyrë që të kemi një lëkurë sa më të pastër dhe të butë produkt kyç janë vezët. E verdha e vezës përmban proteina që ndihmojnë lëkurën të rigjenerohet, mbi të gjitha kur ka shenja aknesh.
Për të hequr pikat e zeza, për të eliminuar puçrrat dhe shenjat e lëna nga aknet, përgatisni një maske më dy të verdha vezësh. Hidhini në një enë dhe rrihini me delikatesë, por jo me një rrahëse elektrike.
Aplikojeni në fytyrë dhe lëreni të thahet për 20 minuta duke u munduar mos lëvizni dhe të mos flisni gjatë kësaj kohe, më pas, shpëlajeni fytyrën me ujë të ftohtë dhe pastrojeni me pambuk.
Kjo është një maskë që mund të aplikohet rreth dy herë në javë. Ju do të shikoni rezultate të shkëlqyera në pamjen tuaj.