-3.2 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Nishani në Al Jazzera: Komunizmi nuk na la t`i faleshim Zotit dhe na shkatërroi xhamiat

Më të lexuarat

Në lidhje me ekonominë, kreu i shtetit tha se që nga viti 1996 deri më 1997, është përjetuar një situatë e vështirë financiare, por ekonomia u përmirësua përmes punës dhe përmes investimeve. “Ne po kërkojmë po ashtu investime të huaja duke transformuar tregun tonë në një treg të lirë nëpërmjet një pune intensive”, shtoi ai.

“Aktualisht në shqipëri operojnë shumë kompani të huaja italiane dhe austriake, por mbi të gjitha ne jemi duke u përgatitur për kontrata gjigande me vende të ndryshme, përfshirë edhe vendet arabe. Parlamenti shqiptarë do marrë iniciativën për miratimin e ligjeve të posaçme që mbrojnë investimet”, sqaroi Nishani.

Krimi i organizuar

Pyetjes së gazetarit rreth përhapjes së bandave mafioze dhe krimit të organizuar në Shqipëri, Nishani iu përgjigj se nuk kishte asnjë organizatë në Shqipëri që mund të konsiderohet mafioze. “Është e vërtetë që ne kemi krim të organizuar, por nga ana tjetër ka shumë spekulime që e shigjetojnë Shqipërinë, për arsye të ndryshme”, u shpreh presidenti.

Ai vuri në dukje në lidhje me këtë se në mes të viteve 2008, 2009, 2011 dhe 2012, kur ai ishte ministër i brendshëm përpjekjet e organeve të rendit arritën të arrestojnë më shumë se 2000 njerëz nga bandat e krimit të organizuar, duke mohuar se vendi i tij është një strehë e sigurt për të arratisurit dhe tregtarët e drogës.

Në lidhje me marrëdhëniet arabe-shqiptar, presidenti shqiptar tha se ka ndjenja të mira ndaj popullit arabe dhe vendeve arabe. “Ne kemi shumë ngjashmëri në kulturë dhe duhet ti promovojmë ato”, theksoi Nishani.

BE-ja

Në lidhje me BE-në, Nishani parashikoi se vendi i tij do të bashkohet si një anëtare i plotë i Bashkimit Evropian brenda dhjetë vitesh. Ai vuri në dukje se ekonomia shqiptare, megjithëse nuk është e pasur, sërish ka bërë përparim të madh, madje edhe gjatë krizës ekonomike që goditi vendet evropiane në pesë vitet e fundit.

“Tani ne jemi të fokusuar në projekte të përbashkëta me vendet evropiane dhe mirëpresim investime nga të gjitha vendet, duke përfshirë edhe vendet arabe.”

I pyetur në lidhje me refuzimin e vendit të tij për të shkatërruar armët kimike siriane në territorin e saj, ai tha se Shqipëria është vend anëtar i NATO-s dhe se që kur i është bashkuar asaj i është përmbajtur misionit të aleancës dhe ka kontribuar me të gjithë kapacitetet e saj për të siguruar siguri dhe paqe, por qeveria vendosi të mos pranojë armët kimike siriane në territorin e Shqipërisë, qytetarët dhe organizatat e shoqërisë civile.

Ai shprehu optimizmin e tij për të ardhmen e Shqipërisë në situatën aktuale, kur tha se “do të jetë e ndritshme dhe se ne duhet të punojmë pa pushim si popull dhe si institucione për të promovuar vlerat tona dhe për të forcuar partneritetin tonë me miqtë tanë.” /Tesheshi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit