3.7 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

832 vjet prej çlirimit të Jerusalemit nga Salahudini, ja pse e nderoi dhe Europa komandantin e famshëm musliman

Më të lexuarat

Ishte 2 tetori i vitit 1187 dhe dyert e Jerusalemit u hapën për të gjitha besimet, pas më shumë se një shekulli shtypje. Qyteti frymonte ajër të pastër ndërsa krerët e Kryqëzatave u lejuan të largoheshin të sigurt bashkë me gjërat e tyre.

Ky ishte në kontrast i fortë me atë që kishte ndodhur 88 vjet më parë kur qyteti i shenjtë u pushtua nga kalorësit kishtarë. Më 15 qershor, 1099, ata sulmuan Jerusalemin dhe kryen një masakër të pashpirt ndaj popullatës lokale, e cila kryesisht përbëhej nga muslimanë dhe hebrenj, të cilët deri atëherë jetonin në harmoni.

Besimet e tjera pos krishterimit u ndaluan brenda qytetit gjatë gjithë sundimit të tyre. Vendet e shenjta hebreje dhe muslimane u përdhosën dhe u shndërruan në kisha. Por kur rendi u rivendos në vitin 1187, ushtria e disiplinuar muslimane la të gjitha kishat të paprekura dhe u përpoq të sjell në vete Xhaminë Al-Aksa dhe Kupolën e Shkëmbit. Kjo ushtri ishte e udhëhequr nga Salahudin Ejubi, i njohur dhe nderuar si “Saladini” në perëndim.

Tregimi historik për Salahudinin është ndër të paktat në histori që është i popullarizuar edhe në Perëndim, po aq sa në vendet muslimane. Arsyeja është morali i tij i lartë dhe fisnikëria e karakterit që përshtatet shumë mirë me imazhin perëndimor të një kalorësi ideal. Salahudini lindi në 1137 në një familje kurde në Tikrit në Irakun e sotëm. Ai lindi në një nga kohërat më kritike në historinë mUslimane dhe të krishterë, efektet e së cilës janë të dukshme edhe sot e kësaj dite.

Ushtria e Kryqëzatave, e formuar nga një aleancë mbretërish në Perandorinë Romake, kishte marshuar tashmë në tokat muslimane gjatë shekullit të kaluar. Ata u tubuan nga fjalimet e forta nga Papa Urban II i cili denigroi muslimanët si një “racë e mallkuar” që kishte plaçkitur kisha dhe kishte marrë robëR të krishterët në tokën e shenjtë të Jerusalemit . Kështu, në vitin 1095, Papa Urban II urdhëron Kryqëzatën e parë. Ai kishte përdorur retorikë të ashpër fetare, duke i quajtur të krishterët “racën e zgjedhur” dhe u bëri thirrje të gjithë fisnikëve në të gjithë Evropën të mbështesin një luftë të shenjtë (Kryqëzatat).

Kjo ushtri kishte arritur kapjen e Jerusalemit dhe krijimin e një baze të fortë përgjatë bregdetit të Detit Mesdhe (i quajtur Mbretëria e Jerusalemit) dhe për të pushtuar edhe më shumë toka, gjë që nuk ishin fshehtësi.

Muslimanët, në anën tjetër ishin shumë të ndarë. Në atë kohë përbëheshin nga shumë shtete të vogla të drejtuara nga mbretër dhe sulltanë vendas. Gjatë fëmijërisë së Salahudinit, babai i tij, Najmuddin-i, mori përgjegjësi për të drejtuar qytetin Baalbek, nga i ati, Imadadin Zengi legjendar. Zengi dhe më vonë i biri Nurudin-i dhe nipi Salauhdin-i, u ushqyen nga një dëshirë për të çliruar tokën e shenjtë dhe për të rivendosur paqen.

Ata përmenden për përpjekjet e tyre për të bashkuar kombe të ndryshme muslimane të përhapura në Siri, Irak dhe Egjiptin modern. Nuruddin-i njihet si ideatori i kundër-kryqëzatës ndaj muslimanëve. Ai e kuptoi rrezikun e paraqitur ndërsa shumica e pushtetarëve të tjerë muslimanë ishin të zënë me luftime mes tyre.

Ai përhapi mesazhin e unitetit dhe solidaritetit përmes një rrjeti shkollash të vendosura në të gjithë Sirinë. Arritja e tij kryesore ishte bashkimi i Egjiptit me Damaskun, Aleonin, Edessan dhe Mosulin, për të formuar një front të vetëm kundër drejtuesve të Kryqëzatave.

Koha nuk i dha më shumë hapësirë, meqë vdiq nga një sëmundje në vitin 1174. Ishte ky moment në histori kur Salahudini u ngrit në këtë rast dhe u vendos si trashëgimtar i tij. Salahudini ishte tashmë Vezir (Kryeministër) i Egjiptit në moshën 32 vjeç, dhe vendosi kontrollin mbi pjesën tjetër të tokave që i kishte bashkuar i ati.

Pas kësaj, u zhvillua një luftë e gjatë e cila dëshmoi aftësinë e Salahudinit i cili po mposhtte përfundimisht ushtrinë kryqtare në Hattin, duke iu qasur gjithnjë e më shumë Jerusalemit.

Ishin gjestet e tij bujare dhe përulësia në këtë fitore ato që i dhanë atij admirimin e historianëve evropianë dhe muslimanë.

Ai nuk pranoi që rrugët e Jerusalemit që deri tani kishin rrjedhur me gjakun e muslimanëve dhe hebrenjve, të kishin të njëjtin fat.

Kështu, u kujdes të bënte një marrëveshje e cila thoshte se popullsia e qytetit është e lirë së bashku me pasurinë e tyre.

Ai urdhëroi ushtarët e tij në të gjithë qytetin për të siguruar që nuk kishte plaçkitje. Paratë e mbledhura nga pasuria e mbetur u shpenzuan për mirëqenien e ushtarëve dhe qytetit. Ai i lejoi të gjithë të krishterët që donin të qëndronin në qytet. Arsyeja për këtë bujari ishte se ai nuk u drejtua nga lakmia, inati apo egoja, por qëllimi fisnik për rivendosjen e paqes.

Ai ishte i respektuar dhe i dashur nga miqtë e tij, ndjekësit dhe vendasit. Historia e kujton për vendosmërinë dhe luftën e tij. Ai ndërroi jetë në 1192, në moshën 55 vjeç, pas një sëmundjeje të shkurtër, dhe dha shpirt në Damask.

I shtyrë nga një qëllim i vetëm gjatë gjithë jetës së tij, ai nuk la pas shtëpi, pasuri apo kopshte. Sipas Ibn Shadadit, këshilltarit të tij, ai nuk kishte para të mjaftueshme as për ceremoni varrimi.

Pasuria e tij që mund të kishte lënë, sigurisht që tani do të harrohej. Ajo që nuk u harrua kurrë, ishte parimi i tij i drejtësisë dhe fisnikërisë. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit