Sot në Kosovë shënohet Dita Ndërkombëtare e Veshkave. Ndonëse nuk ka statistika për numrin e të prekurve nga sëmundja e veshkave sipas statistikave të përgjithshme botërore, në Kosovë mund të jenë të prekur rreth 200 mijë banorë nga kjo sëmundje.
Sëmundjet kronike të veshkave po bëhen çdo ditë e më shumë një problem i shëndetit publik në mbarë botën dhe shoqërohen me vdekshmëri të lartë. Gjithashtu, ato janë problem social dhe ekonomik për të sëmurët, familjet e tyre dhe gjithë shoqërinë.
Me qëllim të sensibilizimit të popullatës për zbulimin e hershem të sëmundjeve për nder të kësaj dite, Shoqata e Nefrologëve te Kosovës se bashku me Klinikën e Nefrologjisë, do të hapin tenda ku qytetarëve do t’iu matet sheqeri në gjak dhe do të ju matet tensioni arterial.
Kjo e gjitha sipas Ibrahim Rudhanit, Drejtor i Klinikës së Neforlogjisë, njerëzit me diabet janë më të rrezikuarit të preken nga sëmundja e veshkave.
Ai në një intervistë për Klan Kosova tha se Kosova nuk përjashtohet nga rajoni dhe shtetet e Evropës.
“Numri i sëmundjeve nga veshkat po shtohet. Kjo vjen si pasojë e rritjes së numrit të diabetit, e njerëzve të prekur nga diabeti”, tha Rudhani.
Ndërsa, shtoi se meshkujt janë më të prekur nga kjo sëmundje se sa femrat.